Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Biznesmen i famshëm turk zhduket në Mykonos, jahti i tij gjendet i shkatërruar

06/08/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet turke kanë ngritur alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është i zhdukur që prej mbrëmjes së së shtunës, kur u nis me jahtin e tij “Graywolf” nga qyteti bregdetar i Yalovës me destinacion ishullin e në Greqi.

Pak orë më vonë, jahti luksoz u gjet i dëmtuar rëndë dhe gjysmë i mbytur pranë ishullit Prokonisos në Detin e Marmaras, nga rojet bregdetare turke. Alarmi u dha nga familjarët e Yukay, të cilët humbën kontaktet me të menjëherë pas nisjes së udhëtimit.

Roja bregdetare turke u njoftua zyrtarisht në orën 23:40 të së hënës. Të nesërmen, rreth orës 14:30 pasdite, një anije tregtare raportoi se kishte dalluar mbetje të një anijeje në det të cilat më vonë u identifikuan si pjesë e jahtit “Graywolf”.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar një helikopter, anije të rojës bregdetare dhe zhytës profesionistë, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e biznesmenit 43-vjeçar.

Kush është Halit Yukay?

Halit Yukay, i lindur në vitin 1982, është themeluesi dhe pronari i kompanisë turke Mazu Yachts, e specializuar në ndërtimin e jahteve luksoze. Ai e nisi karrierën e tij si punëtor në kantierë detarë dhe, me përkushtim, arriti të themelonte kompaninë e tij në vitin 2011. Mazu Yachts është e njohur në Turqi për dizajnet moderne dhe teknologjitë e avancuara që aplikon në ndërtimin e mjeteve lundruese.

Autoritetet po vazhdojnë kërkimet, ndërsa ende nuk ka informacione nëse në bord ndodhej dikush tjetër përveç Yukay.

Previous Post

Fotografia e UÇK-së në Facebook, bashkëshortja jep detaje për ndalimin e Behar Preniqit nga Serbia

Next Post

Dodik nuk do të jetë më president i Republika Srpska!

Related Posts

Rajon

Grebenarov: Në Maqedoni ka 250 mijë qytetarë me pasaporta bullgare

11/10/2025
Aktuale

Sot drejt Serbisë, për të bërë… dopietën historike! Silvinjo planifikon formacionin pa surpriza

11/10/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

11/10/2025
Aktuale

Shtatë ditët e fundit të fushatës zgjedhore, partitë me premtime për një jetë më të mirë për qytetarët

10/10/2025
Aktuale

Moti me diell, temperatura deri në 22 gradë

10/10/2025
Kosovë

Zbrapset Vuçiqi pas kritikave ndaj Turqisë: Jemi shumë të vegjël ta kërcënojmë Ankaranë

09/10/2025
Next Post

Dodik nuk do të jetë më president i Republika Srpska!

BDI: Mickoski mendon për zgjedhje, ndërsa VLEN frikësohet nga populli

11/10/2025

Bujar Osmani: Spital mobil dhe ekipe shëndetësore për kujdesin e qytetarëve të Çairit

11/10/2025

Grebenarov: Në Maqedoni ka 250 mijë qytetarë me pasaporta bullgare

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk