Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Bitcoini arriti vlerën rekord – 125 mijë dollarë!

05/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rekord i çmimit të Bitcoin-it prej 125.000 dollarësh. Sipas Sasho Drakulovskit nga Fondet Vega, kjo është nxitur nga tre faktorë kryesorë:
-Prurjet e forta nga fondet e bursës ETF, të cilat blejnë drejtpërdrejt bitcoin për portofolat e tyre;
-Më shumë qartësi rregullatore në BE dhe SHBA, që e ul perceptimin e rrezikut;
-Përfshirja e bankave konservatore evropiane që kanë filluar të ofrojnë shërbime për blerje/shitje dhe vetë tregtojnë me kriptovaluta.

Pikërisht ky kombinim ka krijuar rritje të kërkesës dhe e ka shtyrë çmimin drejt kulmeve historike.

“Kjo vjen para së gjithash nga investimet më të mëdha në vetë fondet ETF. Në këtë periudhë të fundit ka pasur hyrje më të mëdha të mjeteve financiare, dhe në atë mënyrë krijohet kërkesë më e madhe për blerjen e bitcoin-it.”, tha Sasho Drakulovski, Fondet Vega.

Kjo është një nga arsyet kryesore, sepse kërkesa e shtuar e dikton rritjen. Por gjithashtu edhe vetë korniza rregullatore në Evropë dhe Amerikë po futet në binarë dhe tashmë dihen saktë rregullat, gjë që sjell siguri në tregun e kriptovalutave, veçanërisht për bitcoin. Për këtë arsye edhe personat fizikë, qytetarët, po ndihen gjithnjë e më të sigurt dhe po investojnë në bitcoin. Po ashtu, edhe bankat e mëdha botërore dhe evropiane, të cilat deri tani kanë qenë konservatore, kanë filluar të blejnë bitcoin.

Drakulovski pret në të ardhmen një skenar pozitiv të kushtëzuar për kriptovalutat. Nëse nuk ka tronditje gjeopolitike, ai pret rritje të mëtejshme deri në fund të vitit, të nxitur nga fondet e reja ETF që do të shtojnë likuiditetin dhe do të ndikojnë në anën e kërkesës. Por ai kujton për paqëndrueshmërinë e lartë të çmimeve të kriptovalutave dhe varësinë e tyre nga vendimet politike – prandaj çmimi mund të ndryshojë edhe “brenda natës” nëse ka kufizime.

“Nëse situata politike është stabile, nëse nuk ka tronditje të mëdha, unë pres që bitcoin të rritet edhe rreth 15% deri në fund të këtij viti, pikërisht për shkak të kërkesës së shtuar për bitcoin, dhe një informacion interesant është se këtë muaj, tetor, pritet të dalin edhe 15 deri në 20 fonde të reja ETF, të cilat kryesisht do të investojnë në bitcoin”, tha Drakulovski.

Drakulovski theksoi gjithashtu se indekset e bursës botërore, veçanërisht ajo e Nju Jorkut, janë në nivele rekord për shkak të prurjeve rekord në fondet që blejnë aksione dhe shpërthimit të inteligjencës artificiale, e cila po e tërheq sektorin e IT-së.
Megjithatë, ai paralajmëron për mundësi korrigjimi dhe këshillon kujdes, sepse rritja nuk mbështetet plotësisht në treguesit ekonomikë themelorë.

Previous Post

Mexhiti dhe Vardar prezantuan Master Planin për Çairin – vizion gjithëpërfshirës për një komunë moderne, funksionale dhe me identitet të fortë urban

Next Post

Janevska: Do të trajnohen disa mësues për programin “Aftësi për Adoleshencën”, nxënësit të mbrohen nga duhani dhe drogat

Related Posts

Botë

Stuhi bore në Everest, mbi 1 mijë njerëz mbesin të bllokuar

05/10/2025
Botë

Rubio: Lufta në Gaza nuk ka mbaruar ende

05/10/2025
Aktuale

Trump thotë se armëpushimi mund të nis, por Izraeli në mëngjes bombardon Gazën

05/10/2025
Botë

Erdoğan: Hapet dritarja për paqe të qëndrueshme rajonale pas përgjigjes së Hamasit për armëpushim

04/10/2025
Botë

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

04/10/2025
Botë

Sondazhi në Gjermani, vetëm 1 në 5 qytetarë të kënaqur me punët e qeverisë

04/10/2025
Next Post

Janevska: Do të trajnohen disa mësues për programin “Aftësi për Adoleshencën”, nxënësit të mbrohen nga duhani dhe drogat

Keni vazhdimisht të ftohtë? Praktikoni këto këshilla

05/10/2025

Sevilla e “shkelë” Barcelonën në La Liga, fiton me rezultat të thellë

05/10/2025

Skandal gjatë koncertit: Një fans prek Dua Lipën në mënyrë të papërshtatshme, pamjet shkaktojnë zemërim

05/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk