Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

BIRN: Artan Grubi i BDI-së po zhvillon fushatë të zezë kundër gjykatëses Besa Ademit!?

18/11/2023
BIRN: Artan Grubi i BDI-së po zhvillon fushatë të zezë kundër gjykatëses Besa Ademit!?
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Pretendimet e Lëvizjes Demokratike se po zhvillohet një fushatë e zezë nga mediat e afërta të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi kundër kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, sot po i vërtetojnë edhe mediat ndërkombëtare, gjegjësisht BIRN.
BIRN shkruan se javën e kaluar është bërë një fushatë e zezë kundër kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, përmes teksteve identike që janë publikuar në mënyrë të sinkronizuar dhe të sponsorizuar në dy portale relativisht të panjohura – redakcija.mk dhe desk.mk.
Duke hetuar, BIRN shkruan se ueb faqet janë të zyrtarit i BDI-së dhe drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, një njeri që është jashtëzakonisht i afërt me zëvendëskryeministrin e parë dhe të dytin në komandë të BDI-së, Artan Grubi.
Ndjekja mediatike ndaj gjyqtares Ademi është pjesë e atmosferës që u krijua pas iniciativës në Gjykatën më të lartë për ringjalljen e abolimeve të ish-presidentit, Gjorge Ivanov, që do të lehtësonte seriozisht kthimin e Nikolla Gruevskit.
“Si të bëhesh milionere nga pozita e kryetares së Gjykatës Supreme: Katica Janeva me divane dhuratë, dhe Besa Ademi me banesa dhe kompani”.
“Besa Ademi ka poshtëruar Këshillin Gjyqësor dhe ka treguar se besimi në drejtësi mund të bjerë edhe më shumë te gjyqtarë si ajo”. Këta janë dy nga disa tituj identikë që janë shfaqur në redakcija.mk dhe desk.mk.
Artikujt janë të shkruara në gjuhën maqedonase. Ato i kanë të gjitha gjurmët e pamfleteve propagandistike, nuk janë të firmosura nga autori, vijnë nga faqe pa gjurmë dhe sulmojnë gjyqtaren Ademi për disa arsye. Ndonjëherë ato tingëllojnë edhe kërcënuese:
“Katica Janeva, për lakminë dhe korrupsionin e saj me aferat “Reket” ka ngecur në një dënim të gjatë me burg. Tashmë institucionet janë në lëvizje për të kontrolluar punën e Besa Ademit dhe origjinën e pasurisë së saj…”, kështu përfundon një nga rrëfimet e publikuara në të dyja faqet.
Redakcija.mk dhe desk.mk janë regjistruar në hapësirën të internetit nga kompania “Infinite Solutions 2023”, agjenci marketingu, e themeluar, siç tregon edhe emri i saj, këtë vit në mars. Nuk ka punonjës në kompani.
Themeluese dhe pronare është Iljiriana Bajrami nga Vaksinca e Kumanovës. Nuk ka asnjë informacion se ajo ka një përvojë mediatike apo gazetarie – se ajo ka punuar ndonjëherë në media apo menaxhuar ato.
BIRN kontaktoi pronaren e portaleve të reja, në telefonin e vendit të saj të punës në Ministrinë e Financave. Pas bisedës fillestare në të cilën ajo na tha ta kërkojnë më vonë, ajo nuk ishte më e disponueshme për koment. Sipas informacioneve të BIRN, ajo është bashkëshortja e Kujtim Bajramit, shef i zyrës së drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.
Sipas burimeve të BIRN, Kujtimi dhe Përparimi janë kushërinj. Për marrëdhëniet e tyre dhe punën e faqeve, përveç Iljirianës, kemi kërkuar koment edhe Kujtim dhe Përparim Bajrami, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kemi marrë përgjigje për pyetjet tona. Nisur nga postimet e Kujtimit në Facebook, afeksioni për BDI-në dhe Artan Grubin është preokupimi kryesor i tij. Pothuajse të gjitha postimet janë nga fjalimet dhe daljet publike të zëvendëskryeministrit.
Lajmin e plot; mund ta lexoni BIRN
Previous Post

Përgatitjet e samitit të OSBE-së drejt fundit, Osmani: Ardhja e Llavrov dihet javën tjetër

Next Post

Miss Globe 2023, triumfon Miss Malaysia

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Miss Globe 2023, triumfon Miss Malaysia

Miss Globe 2023, triumfon Miss Malaysia

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk