Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Bill Gates do dhurojë 200 miliardë dollarë për më të varfrit deri në vitin 2045

08/05/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bill Gates premtoi të enjten se do ta dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij personale gjatë dy dekadave të ardhshme. Siç tha, rreth 200 miliardë dollarë do të shkojnë për më të varfrit e botës përmes fondacionit të tij, në një kohë kur qeveritë në mbarë botën po shkurtojnë ndihmën ndërkombëtare.

Filantropi 69-vjeçar dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it tha se po përshpejton planet për të ndarë pasurinë dhe për ta mbyllur Fondacionin Gates më 31 dhjetor 2045.

“Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i vendosur që ‘vdiq i pasur’ të mos jetë njëra prej tyre”, shkroi Gates në një postim në faqen e tij të internetit.

“Ka shumë probleme urgjente që duhen zgjidhur për të mbajtur burime që mund të ndihmojnë njerëzit”, theksoi ai.

Në një kritikë të tërthortë ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimet në ndihmën e jashtme të Shteteve të Bashkuara – donatori më i madh në botë – Gates tha se dëshiron të ndihmojë në parandalimin e vdekjeve të foshnjave, fëmijëve dhe nënave nga shkaqe të shmangshme, të luftojë sëmundje si poliomieliti, malaria dhe fruthi, dhe të reduktojë varfërinë.

“Është e paqartë nëse vendet më të pasura të botës do të vazhdojnë të mbrojnë më të varfrit”, shtoi ai, duke përmendur shkurtimet e ndihmave edhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Gates theksoi se, pavarësisht buxhetit të madh të fondacionit, përparimi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e qeverive.

Ai vlerësoi reagimin e disa vendeve afrikane ndaj shkurtimit të ndihmave, të cilat kanë rialokuar buxhetet e tyre, por theksoi se, për shembull, poliomieliti nuk mund të çrrënjoset pa financimin nga SHBA.

Gates e bëri njoftimin me rastin e 25-vjetorit të themelimit të fondacionit, të cilin e krijoi në vitin 2000 me ish-bashkëshorten e tij, Melinda French Gates, dhe më vonë iu bashkua investitori Warren Buffett.

“Kam ardhur shumë larg që nga koha kur isha një djalë që nisja një kompani software-i me shokun tim nga shkolla e mesme”, tha ai.

Që nga krijimi, fondacioni ka dhuruar 100 miliardë dollarë, duke ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve dhe mbështetur iniciativa si grupi për vaksinim Gavi dhe Fondi Global për Luftimin e HIV/AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries. Sipas Gates, fondacioni do të mbyllet pasi të ketë shpenzuar rreth 99% të pasurisë së tij personale. Fillimisht, themeluesit kishin parashikuar që fondacioni të vazhdonte për disa dekada pas vdekjes së tyre.

Gates, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 108 miliardë dollarë, pret që fondacioni të shpenzojë rreth 200 miliardë dollarë deri në vitin 2045, me shifrën përfundimtare që do të varet nga tregjet dhe inflacioni. Fondacioni tashmë është një nga aktorët më të mëdhenj në fushën e shëndetësisë globale, me një buxhet vjetor që pritet të arrijë në 9 miliardë dollarë deri në vitin 2026.

Ai ka përballuar kritika për fuqinë dhe ndikimin e tepërt në këtë fushë, pa llogaridhënie të mjaftueshme, përfshirë edhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Gates ka qenë gjithashtu objekt i teorive të konspiracionit, veçanërisht gjatë pandemisë së COVID-19. Ai ka zhvilluar disa biseda me presidentin Trump muajt e fundit lidhur me rëndësinë e vazhdimit të investimeve në shëndetin global.

“Shpresoj që edhe njerëzit e tjerë të pasur të mendojnë se sa shumë mund të përshpejtojnë përparimin për më të varfrit e botës, nëse rrisin ritmin dhe shkallën e dhurimeve të tyre, sepse është një mënyrë jashtëzakonisht e fuqishme për t’i dhënë diçka pas shoqërisë”, shkroi Gates./REL

Previous Post

Brenda ASH-së së Taravarit ka zëra ndryshe që nuk mendojnë si kreu i partisë, thonë nga VLEN

Next Post

Luizi reagon pas vendimit të Gjykatës: Drejtësia foli sërish, jam i pafajshëm

Related Posts

Botë

Trump: Sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme

15/09/2025
Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Next Post

Luizi reagon pas vendimit të Gjykatës: Drejtësia foli sërish, jam i pafajshëm

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025

Rubin i prerë: Këto farë akuzash të llojllojshme janë kampanjë ruso-serbe

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk