Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Tetovës, kandidati i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, është në epërsi me 53,99% të votave, ose 20.382 vota të numëruara deri tani.
Në vendin e dytë renditet Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), me 40,65%, respektivisht 15.346 vota.










