Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Biden: Perëndimi nuk ka gisht në rebelimin kundër Putinit

26/06/2023
Biden: Perëndimi nuk ka gisht në rebelimin kundër Putinit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Joe Biden tha të hënën se, një kryengritje e shkurtër e mercenarëve rusë kundër Kremlinit ishte pjesë e një lufte brenda sistemit rus dhe se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk kishin gisht në të.

“Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë, nuk kishim të bënim me të”, tha Presidenti Biden në komentet e tij të para lidhur me rebelimin e mercenarëve të Wagner-it që shpërtheu gjatë fundjavës.

Gjatë prononcimit në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden foli rreth luftës për pushtet mes forcave të ndryshme në Rusi, ndërsa mercenarët marshuan drejt Moskës, por ndryshuan qëndrim.

Zoti Biden tha se i kishte kërkuar ekipit të tij të sigurisë kombëtare që ta përditësonte atë për situatën “orë pas ore” dhe të përgatitej për një sërë skenarësh, për të cilat nuk dha detaje.

Shërbimet e zbulimit rus po hetojnë nëse agjencitë perëndimore të spiunazhit luajtën rol në kryengritjen e ndërprerë në mes, citoi agjencia e lajmeve TASS të ketë thënë Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov të hënën.

Agjencitë amerikane të zbulimit “ishin në dijeni” të mundësisë së rebelimit të orkestruar nga kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, dhe e informuan Kongresin, tha një burim që kishte njohuri për çështjen, i cili foli në kushte anonimiteti.

Presidenti Biden tha se kishte biseduar me aleatët kryesorë në një video-konferencë për t’u siguruar që të gjithë kishin të njëjtin qëndrim dhe për të koordinuar përgjigjen e tyre.

“Ata ranë dakord me mua se duhet të sigurohemi që të mos i japim asnjë justifikim Putinit për ta fajësuar Perëndimin dhe NATO-n për këtë”, tha ai.

Presidenti Biden, i cili foli me homologun Volodomyr Zelenskiy të dielën, tha se do të bisedonte përsëri me të më vonë të hënën, ose të martën në mëngjes, për t’u siguruar që ata kishin të njëjtin qëndrim.

Zoti Biden tha se ai dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të vlerësojnë pasojat e rebelimit në Rusi.

“Është ende shumë herët për të arritur një vlerësim përfundimtar se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai, ndërsa theksoi rëndësinë që mesazhi për aleatët të jetë plotësisht i koordinuar./VOA

Previous Post

Rregullat e arta për të mos u ftohur nga kondicioneri gjatë verës

Next Post

Shfaqet peshkaqeni në Golem? U bëhet thirrje pushuesve për kujdes të shtuar

Related Posts

Botë

Tërmet i fuqishëm në Afganistan/ Të paktën 20 të vdekur dhe qindra të plagosur

03/11/2025
Botë

Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

01/11/2025
Botë

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

01/11/2025
Botë

E rëndë/ 3 skiatorë gjermanë humbin jetën pas një orteku në Tirolin e Jugut në Itali

01/11/2025
Botë

Historia e veçantë që lidh kryeministrin potencial të Holandës me Kosovën

01/11/2025
Botë

Lufta në Gaza, 5 të vdekur dhe 17 trupa të gjetur brenda 24 orëve

01/11/2025
Next Post
Shfaqet peshkaqeni në Golem? U bëhet thirrje pushuesve për kujdes të shtuar

Shfaqet peshkaqeni në Golem? U bëhet thirrje pushuesve për kujdes të shtuar

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025

Drejtoresha dyshohet se shpërndante materiale partiake, rasti përfundon në Prokurori

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk