Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Biden përballet me presion nga votuesit arabë dhe myslimanë, bie mbështetja ndaj tij

01/11/2023
Biden përballet me presion nga votuesit arabë dhe myslimanë, bie mbështetja ndaj tij
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Joe Biden po përballet me reagimet e disa anëtarëve të Partisë së tij Demokrate për mbështetjen e palëkundur për Izraelin ndërsa siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, ushtria izraelite po zgjeron operacionet tokësore në Gazë dhe numri i viktimave civile palestineze po rritet.

Ndërsa vazhdojnë sulmet ajrore izraelite në Gazë, përfshirë atë në kampin e refugjatëve al-Shati, Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman i ka dërguar një letër Presidentit Joe Biden duke kërkuar që ai të ndërmjetësojë një armëpushim ose të përballet me humbjen e mbështetjes së miliona myslimanëve amerikanë në fushatën për rizgjedhje në vitin 2024.

“Ne e dimë se komuniteti ynë mund të ndryshojë rezultatin në shtetet ku gara për President është e fortë. Unë mendoj se udhëheqësit e Partisë Demokrate po i kushtojnë vëmendje kësaj dhe kanë frikë nga ajo që po ndodh dhe po i dërgojnë mesazhin Shtëpisë së Bardhë se kjo do të dëmtojë shanset tona në zgjedhjet e vitit 2024”, tha Basim Elkarra nga Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman.

Mbi një milion myslimanë hodhën votën në zgjedhjet e vitit 2020, një numër i mjaftueshëm votash që mund të luhasë rezultatin në disa shtete ku garat zgjedhore janë të papërcaktuara.

Myslimanët dhe arabo-amerikanët votojnë tradicionalisht për kandidatët demokratë, por kjo prirje mund të jetë duke ndryshuar.

Një sondazh i ri nga Instituti Arabo-Amerikan tregon se mbështetja për zotin Biden ra tek votuesit e këtij komuniteti, nga 59% sa ishte në zgjedhjet e vitit 2020 në 17%.
“Izraeli mbetet një çështje shumë e rëndësishme për votuesit hebrenj. Është një çështje për të cilën ka një lidhje shumë të fortë emocionale midis hebrenjve amerikanë dhe mbështetjes për Izraelin”, thotë Halie Soifer, e cila drejton Këshillin Demokratik Hebre të Amerikës.

Rreth 7 milionë hebrenj jetojnë në SHBA, po aq sa jetojnë edhe në Izrael. Ata përbëjnë 3% të elektoratit amerikan.

Presidenti Biden vlerësohet gjerësisht edhe në Izrael. Ai i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu që të udhëheqë luftën sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mbrojtur civilët.

“Ajo që ai po i thotë Izraelit është më ndihmo që të jem në gjendje të të ndihmoj. Nëse bëni përpjekje maksimale për të luftuar sipas ligjeve të luftës, atëherë më lehtësoni mua t’ju mbështes dhe të marr mbështetje për ju në komunitetin ndërkombëtar, në Amerikë dhe në Partinë Demokrate”, thotë Jonathan Rynhold, kreu i Departamentit të Studimeve Politike në Universitetin izraelit Bar-Ilan.

Sondazhet tregojnë se më shumë republikanë sesa demokratë e mbështesin vendimin e zotit Biden për të dërguar armë në Izrael.

“Republikanëve, qoftë (ish-presidenti) Trump, apo atyre të Kongresit, nuk u ka mbetur shumë hapësirë për ta rritur mbështetjen për Izraelin më shumë se Presidenti Biden”, thotë Norman Ornstein nga Instituti “American Enterprise”.

Ndërkohë presioni për një armëpushim po rritet, përfshirë edhe ata që protestuan gjatë seancës dëgjimore të Kongresit të së martës. Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar “pauza humanitare” për të lejuar ndihmat të arrijnë te civilët, por thonë se nga një armëpushim në këtë pikë do të përfitojë vetëm nga Hamasi./VOA

Previous Post

Opozita shqiptare kërkon vendin e saj në KSHZ për zgjedhje korrekte! (VIDEO)

Next Post

Dy të rinj shqiptarë fitojnë konkursin e NASA-s

Related Posts

Botë

Tërmet i fuqishëm në Afganistan/ Të paktën 20 të vdekur dhe qindra të plagosur

03/11/2025
Botë

Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

01/11/2025
Botë

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

01/11/2025
Botë

E rëndë/ 3 skiatorë gjermanë humbin jetën pas një orteku në Tirolin e Jugut në Itali

01/11/2025
Botë

Historia e veçantë që lidh kryeministrin potencial të Holandës me Kosovën

01/11/2025
Botë

Lufta në Gaza, 5 të vdekur dhe 17 trupa të gjetur brenda 24 orëve

01/11/2025
Next Post
Dy të rinj shqiptarë fitojnë konkursin e NASA-s

Dy të rinj shqiptarë fitojnë konkursin e NASA-s

Serbët “ndezin” Beogradin, protestuesit përplasen me mbështetësit e Vuçiç

03/11/2025

Njihuni me fshatin ku nuk votoi asnjë banor

03/11/2025

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, jam ekonomist dhe kërkoj punë në sektorin privat

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk