Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Biden nënshkruan ligjin për financimin e qeverisë, shmanget mbyllja e pjesshme e saj

21/12/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin që shmangu mbylljen e pjesshme të qeverisë ndërsa afrohen festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Nënshkrimi nga presidenti u jep fund ditëve të pasigurisë në kryeqytetin e vendit pasi Kongresi miratoi një plan dypartiak për buxhetin pak pas skadimit të afatit, që nuk përfshinte kërkesën e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të rritur tavanin e borxhit.

Legjislacioni siguron financimin e qeverisë në nivelet aktuale deri më 14 mars dhe parashikon 100 miliardë dollarë ndihmë për fatkeqësitë natyrore dhe 10 miliardë dollarë ndihmë bujqësore për fermerët.

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Senati i SHBA miratoi projekt-ligjin mbi shpenzimet për të financuar qeverinë amerikane deri në mars.

Të dy dhomat e Kongresit, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët dhe Senati i kontrolluar nga demokratët, duhej ta miratonin projektligjin për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë.

Votimi në Senat me 85 vota pro dhe 11 kundër, pasoi votimin në Dhomën e Përfaqësuesve, pas dy përpjekjeve të dështuara. Votimi në këtë dhomë ishte 366 në favor dhe 34 kundër. Të gjitha votat kundër u hodhën nga republikanët.

“Jemi entuziastë me këtë rezultat,” tha zoti Johnson pas votimit, duke shtuar se ai kishte folur me zotin Trump dhe presidenti i zgjedhur “ishte gjithashtu i kënaqur me rezultatin”.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve arritën një marrëveshje mes tyre për një propozim të ri më herët të premten. Përpjekja e fundit për të shmangur mbylljen e qeverisë erdhi

pasi republikanët në Kongres dështuan të enjten të miratonin një projekt-ligj për shpenzimet të mbështetur nga zoti Trump që do të kishte rritur tavanin e borxhit, gjë që Presidenti i zgjedhur e kishte kërkuar në minutën e fundit.

Dhjetra republikanë votuan kundër projektligjit të së enjtes dhe vetëm dy demokratë e mbështetën atë. Plani i ri është i njëjti me atë që dështoi të enjten, përveç pjesës për pezullimin e tavanit të borxhit.

Problemet për zotin Johnson filluan këtë javë kur ai braktisi një marrëveshje financimi dypartiake që kishte arritur me demokratët pasi zoti Trump dhe miliarderi Elon Musk e kritikuan planin.

Edhe pse Dhoma e miratoi projektligjin, financimi i qeverisë teknikisht do të kishte skaduar në mesnatën e së premtes. Megjithatë, pjesa më e madhe e pasojave nga mbyllja e saj nuk do të hynte në fuqi deri të hënën.

Mbyllja më e gjatë në histori e qeverisë amerikane zgjati 34 ditë, nga dhjetori 2018 deri në janar 2019, kur presidenti i atëhershëm Trump refuzoi të nënshkruante çdo projekt-ligj që nuk përfshinte disa miliardë dollarë për një mur përgjatë kufirit të SHBA-së me Meksikën. Ajo përpjekje ndikoi tek ulja e mbështetjes për të./VOA

Previous Post

Grenell shpërndan deklaratën e Ramës për krerët e UÇK

Next Post

Këta janë tre banorët e parë të Big Brother VIP Albania

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post

Këta janë tre banorët e parë të Big Brother VIP Albania

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk