Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Biden e paralajmëron Netanyahun se Izraeli po e humb mbështetjen globale

12/12/2023
Biden e paralajmëron Netanyahun se Izraeli po e humb mbështetjen globale
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha të martën se Izraeli është duke e humbur mbështetjen globale për shkak të bombardimit të pakujdesshëm të Rripit të Gazës dhe i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu ta ndryshojë Qeverinë e tij.

Fjalët e Bidenit e vënë në pah një përplasje të re në marrëdhëniet e tij me liderin izraelit.

Këto fjalë, që i bëri para donatorëve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të 2014-ës, janë më të ashprat me të cilat Bideni i është drejtuar Netanyahut për mënyrën se si lideri izraelit po e udhëheq luftën e vendit të vet në Gazë.

Ato janë e kundërta e mbështetjes së palëkundur politike që Bideni ia kishte bërë liderit izraelit në ditët pas sulmit të grupit radikal palestinez, Hamas, në jug të Izraelit më 7 tetor.

“Izraeli mund të mbështetet te Shtetet e Bashkuara për sigurinë e vet, por tani ka më shumë se vetëm Shtetet e Bashkuara. E ka Bashkimin Evropian, e ka Evropën, e ka shumicën e botës…por, ata [Izraeli] janë duke e humbur këtë mbështetje për shkak të bombardimeve të pakujdesshme që po i kryejnë”, tha Biden.

Ushtria izraelite i ka vrarë mbi 18.000 palestinezë në Gazë gjatë bombardimeve hakmarrëse ndaj sulmeve të Hamasit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez, ndërsa i ka plagosur mbi 50.000 të tjerë dhe e ka shkaktuar një krizë humanitare.

Komentet e Bidenit e hapën një dritare të re në bisedat private të tij me Netanyahun, me të cilin ka pasur mosmarrëveshje të mëdha ndër dekada.

Biden la të kuptohej se lideri izraelit i kishte thënë atij gjatë një bisede private se “ju e bombarduat gjerësisht Gjermaninë, ju e hodhët bombën atomike, shumë civilë vdiqën”.

Biden tha se iu përgjigj kështu: “Po, prandaj u themeluan gjithë këto institucione pas Luftës së Dytë Botërore për t’u kujdesur që një gjë e tillë të mos ndodhte më…mos i bëni gabimet e njëjta që ne i bëmë pas 11 shtatorit. Nuk kishte arsye pse ne të futeshim në luftë në Afganistan”.

Ai i bëri këto komente në prag të vizitës së këshilltarit të vet për siguri kombëtare, Jake Sullivan, në Izrael, ku do të bisedojë me kabinetin izraelit të luftës.

Netanyahu tha të martën më herët se Izraeli e ka marrë “mbështetjen e plotë” të SHBA-së për pushtimin tokësor të Gazës dhe se Uashingtoni e bllokoi “trysnin ndërkombëtare për ta ndalur luftën”.

Megjithatë, ai shtoi se “ka mospajtime për atë se çfarë do të ndodhë pas [largimit] të Hamasit” dhe se shpreson se do të arrihet marrëveshje edhe për këtë çështje.

Shteti palestinez
Bideni në mënyrë specifike e përmendi politikanin izraelit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, i cili është ministër i Sigurisë Kombëtare të Izraelit.

Ai tha se “kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit”.

“Ai [Netanyahu] duhet ta ndryshojë këtë Qeveri. Qeveria në Izraeli po i bën gjërat shumë të vështira”, tha Biden.

Biden tha se përfundimisht Izraeli “nuk mund t’i thotë jo” themelimit të një shteti palestinez, të cilin e kundërshtojnë politikanët izraelitë të ekstremit të djathtë.

“Ne e kemi një mundësi të fillojmë ta bashkojmë rajonin… dhe ata ende duan ta bëjnë këtë. Por, ne duhet të sigurohemi se Bibi [Netanyahu] e kupton se i duhet t’i marrë disa vendime për ta përforcuar… nuk mund të thuash nuk mund të ketë shtet palestinez… kjo do të jetë pjesa më e vështirë”, shtoi ai.

Netanyahu tha të martën, po ashtu, se ai “nuk do ta lejojë Izraelin ta përsëritë gabimin e Oslos”, marrëveshjet e paqes nga vitet e ’90 kur u krijua Autoriteti Palestinez si pjesë e bisedimeve për themelimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor, në Gazë dhe në Lindje të Jerusalemit.

Previous Post

Këshilli i Ministrave i BE-së miraton konkluzat për Kosovën dhe Serbinë

Next Post

Kapen 11 tonë kokainë në Spanjë, dhjetëra shqiptarë të arrestuar

Related Posts

Aktuale

Evropianët dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin

16/08/2025
Botë

Fillon takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin

15/08/2025
Botë

Takimi me Donald Trump, Vladimir Putin merr dy njerëzit e tij më të besuar në tryezën me Presidentin e SHBA

15/08/2025
__kateg

Divorc pas 13 vitesh martesë! Vajza e Joe Biden “hakmerret” publikisht ndaj tradhtisë së bashkëshortit

15/08/2025
Aktuale

E gjithë bota sytë nga Alaska!Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Anchorage

15/08/2025
Botë

Çka nëse takimi me Putinin nuk shkon mirë? Presidenti Trump zbulon lëvizjen e tij ‘të rrufeshme’

15/08/2025
Next Post
Kapen 11 tonë kokainë në Spanjë, dhjetëra shqiptarë të arrestuar

Kapen 11 tonë kokainë në Spanjë, dhjetëra shqiptarë të arrestuar

Nuk kaluan ndryshimet e Kodit Zgjedhor /VIDEO

16/08/2025

Me qytetarët, për qytetarët – Izet Mexhiti: Rikonstruksion i plotë i rrugës në Çairçanë

16/08/2025

Fetai nga Sllupçani: Nexhmedin Sadiku është garanca e fitores në Likovë!

16/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk