Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Bexheti: 120 mln euro mbështetje financiare për bujqësinë

26/04/2025
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, është një nga faktorët kryesorë për rritjen e shportës së konsumatorëve për 4.2 përqind këtë muaj krahasuar me muajin e një viti paraprak. Këtë vit përpos masave të ndryshme të qeverisë për stabilitet të çmimeve janë paraparë dhe më shumë mjete për stimulim të sektorit të bujqësisë dhe atë 120 milion euro. Këto mjete do të jenë të ndara në kategori të ndryshme duke stimuluar mbështetje financiare për bujqësinë organike, agrokulturë por dhe me mjete financiare të pakthyeshme deri në 10 mijë euro për bujq të rinjë. 17 milion euro të tjera për stimulim të sektorit të bujqësisë do të mund të shfrytëzohen dhe nga fondet IPARD.

 

“Për vitin 2025 është paraparë një shumë prej 120 milion euro që do të realizohen nga programi për mbështetje financiare tani është veçse thirrja publike për aplikimin e bujqve të rinjë në shumë deri në 10 mijë euro që është një shumë relativisht e mirë pasi që janë mjete të pakthyeshme ku aty ka disa kritere, si për shembull mosha duhet jetë nga 18 deri në 40 vjeç nuk duhet dorëzohet më vonë se 18 muaj të regjistruar, duhet jenë të regjistruar në farm regjistër dhe janë disa mundësi të mira ku nëpërmjet këtyre financave mund të blejnë përgatitje të ndryshme për sektorin e bujqësisë.”, u shpreh për TVM2 zëvendës ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Bexheti.

 

Opsion Win-Win për shtetin dhe bujqit është edhe mundësia për të shfrytëzuar tokën bujqësore shtetërore me koncesion thotë Bexheti.

 

“Janë dorëzuar mbi 1600 oferta për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore 220 oferta për legalizim të mbjelljes shumë vjeçare të fidanëve të ndryshme dhe në bazë të këtyre numrave shohim interes të madh të bujqve. Ideja është që toka bujqësore shtetërore të jepet me koncesion ku edhe shteti ka një beneficion pasi që do grumbulloj një shumë të mjeteve por dhe bujqit pagesat varësisht prej sipërfaqes nuk janë të larta dhe mendoj se është interes i përbashkët për të nxitur bujqësinë pasi që është në rënie.”, tha Bexheti.

Sipas Bexhetit mosdhënia e rezultateve të pritura nga fondet shtetërore për përkrahje të produkteve bujqësore nga ana shtetërore është dhe keqpërdorimi i mjeteve financiare që jepen në formë subvencionimi e për të cilën premton se inspektimi do të jetë më i shpeshtë dhe nuk do të ketë tolerime.

Previous Post

VMRO-DPMNE i reagon Bujar Osmanit: Qytetarët e RMV-së trajtohen si të barabartë pavarësisht përkatësisë etnike

Next Post

Raporti me Gjestin pas Big Brother, Egli jep detaje për lidhjen e tyre

Related Posts

__kateg

Visar Ademi: Është koha që ta pastrojmë Gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindërtojmë ekonominë

11/10/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Kur gratë dëgjohen, shoqëria ecën përpara

11/10/2025
Maqedoni

Mickoski: PO për Bashkimin Evropian, JO për kushtet dypalëshe, PO për garanci nga Këshilli Evropian

11/10/2025
Maqedoni

Dëshmi të reja për tragjedinë në Koçan! Joshevska: Të akuzuarit dhe familjet e tyre po bëhen viktima të sistemit

11/10/2025
Maqedoni

Mendi Qyra shpalos projektet për Strugën! Rrugë, parkingje, zhvillim turistik dhe kulturor

11/10/2025
Maqedoni

VLEN: Thirrjet për “referendum” të treshes në agoni janë për mbijetesë politike

11/10/2025
Next Post

Raporti me Gjestin pas Big Brother, Egli jep detaje për lidhjen e tyre

Albina Kelmendi dhe Bes Kallaku sjellin duetin, dedikim për prindërit

11/10/2025

Zbulohet rreshtimi i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

11/10/2025

Visar Ademi: Është koha që ta pastrojmë Gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindërtojmë ekonominë

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk