Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi takime në FMN

13/04/2023
Besimi takime në FMN
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Masat dhe politikat e zbatuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut e ruajtën stabilitetin makroekonomik, deficiti buxhetor shënon ulje, borxhi publik është në nivel të qëndrueshëm, inflacioni tregon trend në rënie në kuadër të kritereve të Mastrihtit, ndërsa ekonomia është rezistente dhe në zonë pozitive.

Kjo u konstatua gjatë takimeve të realizuara në kuadër të takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Washington të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së, Bo Lee dhe drejtorin e FMN-së për Evropë, Alfred Kamer.

“Pasiguria dhe sfidat nga kriza janë ende të pranishme në suaza globale që ndihen edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përcaktimi ynë është reagimi ndaj sfidave në periudhë afatshkurtër dhe vazhdimi i përcaktimit tonë afatmesëm për konsolidimin fiskal dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike. Masat e ndërmarrura të përballimit të krizës së çmimeve tashmë tregojnë efekte me uljen e normës së inflacionit pesë muaj radhazi prej 19.8% në muajin tetor, me ç’rast në muajin mars norma ishte 14.7%.

Nga fillimi i këtij viti, deficiti buxhetor shënon ulje për rreth 16% në krahasim me atë të periudhës së njëjtë të vitit 2022, duke përfshirë muajin dhjetor të vitit 2022, borxhi publik është në nivel prej 57.1%, borxhi shtetëror në fund të muajit shkurt shënon 44.9% të PBB-së, të hyrat e përgjithshme nga fillimi i këtij viti shënojnë rritje prej 15%, aktiviteti ekonomik tregon rezistencë dhe rritje, eksporti shënon rritje prej 10.2% gjatë dy muajve të parë të viit 2023, shkalla e papunësisë shënon ulje dhe është në nivelin historik më të ulët prej 14%”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ministri Besimi potencoi se, politikat e mirëfillta dhe të qëndrueshme u identifikuan nga FMN-ja në vitin e kaluar, duke aprovuar mjete nga Instrumenti për përkujdesje dhe likuiditet – PPL. “Kjo paraqet përkrahjen e politikave të zbatuara sa i përket ballafaqimit me krizën dhe vendosjes së bazës për rritje të mëtejshme afatgjate.

Në kohë krize, sa i përket politikave të mirëfillta, për investitorët është sinjal edhe përkrahja kur kushtet lidhur me mjetet financiare të tregjeve bëhen të shtrenjta dhe të kufizuara”, theksoi Besimi dhe shtoi se si konfirmim i politikave ishte interesimi i madh i investitorëve në ankandin për euroobligacionin e 9-të që u emetua gjatë muajit mars të vitit 2023, konfirmimi i vlerësimit të kredisë nga agjencitë Fitch dhe Standard & Poor’s, si dhe interesi për investime të huaja në vend, që vitin e kaluar arritën mbi 750 milionë euro ose për mbi 60% më të larta, krahasuar me vitin 2021.

Po ashtu, në këtë takim u theksua se ndikim pozitiv pritet të ketë realizimi i projekteve kapitale, për të cilat në buxhetin e vitit 2023 projektohen 800 milionë euro, si dhe investimet në zonat industriale.

Gjatë takimit, ministri iu referua reformave të implementuara në sferën e financave publike, Ligjit të Ri të Buxheteve dhe përkrahjes që mund të merret në procesin reformues, nëpërmjet të cilit do të vendoset sistemi i ri modern i buxhetimit, bazuar në transparencë, llogaridhënie dhe alokim të mjeteve ku do të ofrojë rezultate më të mira.

Në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, ministri Besimi do të realizojë takim me nënkryetaren e re të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore, Antonella Bassani dhe drejtorin ekzekutiv, Koen Davidse

Previous Post

A do të ketë penalizime në “BBVA”? Luizi “shpërthen” në ofendime

Next Post

Fakte të reja për “islamofobinë“ e Galtier: “Prishni agjërimin po të doni të luani…”

Related Posts

Biznes

Mexhiti: Investimet e huaja dhe partneritetet rajonale, themeli për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

16/05/2025
Aktuale

Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian

15/05/2025
Biznes

14/05/2025
Biznes

Dimitrieska-Koçoska: U injektuan edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore, u pagua transheja e tretë e huasë hungareze e destinuar për kompanitë

14/05/2025
Biznes

Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

14/05/2025
Aktuale

Ndryshime në pagesën elektronike të pagesave rrugore, cilat janë risitë

13/05/2025
Next Post
Fakte të reja për “islamofobinë“ e Galtier: “Prishni agjërimin po të doni të luani…”

Fakte të reja për “islamofobinë“ e Galtier: “Prishni agjërimin po të doni të luani…”

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk