Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi: Procedurë e thjeshtësuar, e decentralizuar për punësim në sektorin publik

22/12/2023
Besimi: Procedurë e thjeshtësuar, e decentralizuar për punësim në sektorin publik
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të bëhet ndryshimi sistematik në procesin e punësimit në sektorin publik, duke e thjeshtësuar procedurën dhe decentralizimin e saj në nivel mikro, gjegjësisht në nivelin e menaxhmentit të institucionit ku duhet të kryhet punësimi.

Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Fatmir Besimi, në takimin me gazetarët, ku theksoi se kjo është paraparë me ndryshimet në Ligjin e Buxheteve, i cili është në procedurë parlamentare.

Me procedurën e re më të thjeshtësuar, procesi i punësimit në sektorin publik do të bëhet në bazë të planit të miratuar të punësimit për shfrytëzuesin buxhetor ose institucionin, si dhe në bazë të buxhetit të votuar në Kuvend, plotësuar me deklaratën e personit udhëheqës të institucionit për mjetet financiare të siguruara për punësim për të cilën mbahet përgjegjësi” theksoi ministri Besimi.

Ministri Besimi shtoi se në këtë mënyrë decentralizohet procesi dhe alokohet përgjegjësia në nivel mikro, në nivel të menaxhmentit të institucionit ku realizohet punësimi dhe kjo përgjegjësi përforcohet me deklaratën që nënshkruhet nga personi udhëheqës në Agjencinë e Punësimit ose Agjencinë e Nëpunësve Administrativë, në varësi ku do të publikohet shpallja.

Bëhet fjalë për një reformë serioze në procedurën e punësimit, e cila do ta decentralizojë procesin dhe përmirësojë menaxhimin e kapitalit njerëzor. Procedura përmban mekanizma kontrolli, që nënkupton se nuk do të mund të publikohet shpallje pa u miratuar ajo në Planin e punësimit”, thekson ministri.

Në takimin me gazetarët, ai theksoi se kjo risi do të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2024.

Në takimin me gazetarët, ai trajtoi çështjen e punësimit në Sektorin e Shëndetësisë, me ç’rast theksoi se, po kërkohet zgjidhje e qëndrueshme, se komunikimi po zhvillohet në baza ditore, se janë shqyrtuar të gjitha opsionet dhe se do të krijohet zgjidhje sipas nevojave.

Lidhur me çështjen e pagave të të punësuarve në Ministrinë e Financave, theksoi se pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se, lidhur me çështjen në fjalë Ministria e Financave mban qëndrimin paraprak.

Previous Post

Në prokurori arrijnë rezultatet e autopsisë për Vanjën

Next Post

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Unionin e Sporteve të Shkupit ndau çmimet vjetore për sportistët më të mirë

Related Posts

Aktuale

Gashi: Zgjedhjet do të shpallen në afatin e fundit, duhet të mbërrijmë afatet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kreut të Anti-korrupsionit

31/07/2025
Maqedoni

VLEN:Ministrat e BDI-së e kanë nënvlerësuar gjuhën shqipe – ajo kohë ka përfunduar

31/07/2025
Aktuale

Mexhiti konfirmon kandidaturën për kryetar të Çairit

31/07/2025
Maqedoni

VLEN ndez motorët për nëntor – Zbulohen kandidatët për komunat kryesore!

31/07/2025
Maqedoni

VLEN ndez motorët për nëntor – Zbulohen kandidatët për komunat kryesore!

31/07/2025
Aktuale

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

31/07/2025
Next Post
Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Unionin e Sporteve të Shkupit ndau çmimet vjetore për sportistët më të mirë

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Unionin e Sporteve të Shkupit ndau çmimet vjetore për sportistët më të mirë

Gashi: Zgjedhjet do të shpallen në afatin e fundit, duhet të mbërrijmë afatet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kreut të Anti-korrupsionit

31/07/2025

VLEN:Ministrat e BDI-së e kanë nënvlerësuar gjuhën shqipe – ajo kohë ka përfunduar

31/07/2025

Mexhiti konfirmon kandidaturën për kryetar të Çairit

31/07/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk