Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi: Politikat qeveritare janë në tre fronte – mbrojtja e kategorive të ndjeshme, luftimi i inflacionit dhe ruajtja e rritjes

30/04/2023
Besimi: Politikat qeveritare janë në tre fronte – mbrojtja e kategorive të ndjeshme, luftimi i inflacionit dhe ruajtja e rritjes
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Inflacioni i lartë ndikon në ridistribuimin e të ardhurave, ngadalësimin e konsumit dhe kështu edhe në ngadalësimin e aktivitetit ekonomik dhe rritjen ekonomike. Marzhet e fitimit, të cilat në një pjesë të caktuar janë më të larta se ato realet, ushtrojnë presion mbi çmimet dhe pagat dhe në këtë mënyrë ruajnë inflacionin për një periudhë më të gjatë. Gjatë kohës kur ekonomia globale përballet me sfida të shumta, të ndërlidhura kryesisht me inflacionin rezistent, hartuesit e politikave do të fokusohen me çdo kusht në luftimin e inflacionit.

Politikat ekonomike të Qeverisë sonë destinohen në tre fronte – përkrahjen e standardit të qytetarëve, veçanërisht të kategorive më të ndjeshme, mandej luftimin e inflacionit, si dhe përkrahjen e investimeve dhe ruajtjen e normave pozitive të rritjes në periudhë afatshkurtër, e më pas përshpejtimin e saj. Këto janë konkluzionet e kolumnës së fundit të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, dedikuar ruajtjes së rritjes në kohën e ngadalësimit të ekonomisë globale, inflacionit të lartë dhe ridistribuimit të të ardhurave.

Në kolumnën e tij, ministri shpjegon rolin ridistributiv të inflacionit, i cili zakonisht godet më shumë familjet me të ardhura më të ulëta. Me rialokimin e mjeteve tek më të pasurit, të cilët do t’i akumulojnë dhe nuk do t’i shpenzojnë ato mjete, ngadalësohet aktiviteti ekonomik. Përndryshe, inflacioni ndikon edhe në ridistribuimin ndërmjet ekonomive, sepse rritja e çmimeve ndikon ndaj konkurrencës së eksportit.
Besimi tregon edhe për marzhet e fitimit, të cilat ndikojnë në rezistencën e inflacionit, respektivisht në zgjatjen e mëtejshme të tij.
“Përndryshe, kohët e fundit lexova një analizë shumë interesante për korrelacionin e inflacionit me marzhet e fitimit, e cila bazohet në të dhënat e Eurostat-it dhe qendrës analitike të “Bloomberg”, në të cilën prezantohet se vendet ku janë marzhet më të larta të fitimit kanë edhe inflacionin më të lartë në Evropë, si Lituania, Irlanda, etj. Kjo është vërejtur edhe nga Banka Qendrore Evropiane, duke nënvizuar faktin se fitimet e larta të kompanive i rrisin si çmimet, ashtu edhe pagat. Natyrisht, ky definim i temave është gjeneralizim i përjashtimeve, por është interesant për debatin shkencor dhe për bartësit e politikave ekonomike. Njëkohësisht, komunitetit të biznesit duhet t’i jepet mirënjohje e lartë për rezistencën ndaj krizës dhe guximin për investime, si dhe inovacionin në zgjidhjet e tyre të biznesit. Një krizë është gjithmonë edhe një mundësi e re”, shkruan Besimi.
Ministri në vijim thekson se me qëllim të reduktimit të efekteve të krizës në aspektin e konsolidimit fiskal, vijon ndihma e targetuar për kategoritë më të ndjeshme, si dhe subvencionimi i çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë. Rritja e pagës minimale, vendosja e mekanizmit të përshtatjes sipas kostove të jetesës, si dhe rritja e pagës mesatare është zgjidhje sistemike për mbrojtjen e kategorive të qytetarëve me të ardhura të ulëta, si rezultat i inflacionit.

“Së shpejti me dy paga minimale do të mund të mbushet një shportë minimale e konsumit , ndërsa për shembull, para disa vitesh nevojiteshin tre paga minimale. Një mekanizëm të tillë vendosëm edhe me ndryshimet në Ligjin e Pensioneve, si dhe në Ligjin e Administratës Shtetërore për përshtatjen e pagës minimale. Punojmë edhe për zgjidhje të re ligjore për rregullimin e pagave për të gjithë sektorin publik, ku në mënyrë sistemike do të rregullohet mbrojtja e standardit të jetesës dhe monitorimi i rritjes së ekonomisë.

Mekanizëm tjetër i mbrojtjes së kategorive të ndjeshme janë të ardhurat minimale të garantuara, si dhe masat e tjera si programi për uljen e varfërisë energjetike e të tjera”, shkruan ministri i Financave dhe shton se njëkohësisht është rritur përkrahja për produktet bujqësore strategjike, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për ato më të goditurat nga kriza e çmimeve dhe ajo energjetike, si dhe kreditë e favorshme për likuiditetin dhe tranzicionin energjetik.

Në kushtet e çrregullimit të zinxhirëve globalë të vlerës së shtuar dhe fragmentimit gjeoekonomik, jepet mundësia për tërheqjen e investimeve të reja të huaja direkte, të cilat do të kenë efekt shtesë në rritjen ekonomike në të ardhmen. Si rezultat i kësaj, vazhdojmë me programet për përkrahjen e investimeve vendase dhe të huaja me fokus te ato që kanë vlerën më të lartë të shtuar të prodhimit, por edhe që krijojnë më shumë vende pune me kualifikim më të lartë arsimor dhe profesional.
“Pikësynimi ynë, përveç menaxhimit të efekteve të krizës, mbetet rritja ekonomike dhe përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve. Njëkohësisht, vijon trendi i uljes së papunësisë dhe rritjes së pagave në ekonomi, ndërsa si sfidë e rëndësishme mbetet rritja e produktivitetit. Rritet niveli i mbështetjes për masat aktive në tregun e punës për krijimin e vendeve të reja të punës dhe masat e reja për mbështetjen e të rinjve në procesin e punës, siç është masa e suksesshme “Garancia për të rinjtë”.

Vazhdojmë me politika dhe reforma të qëndrueshme ekonomike për përforcimin e konkurrencës së ekonomisë vendase, duke përmirësuar infrastrukturën, klimën afariste, sundimin e ligjit, dixhitalizimin, tranzicionin e gjelbër dhe pavarësinë energjetike, si dhe përforcimin e kapitalit njerëzor si komponent kyç i rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë”, konkludon ministri i Financave, Besimi.

Previous Post

OKB paralajmëron: Konflikti në Sudan mund të shkaktojë krizë rajonale

Next Post

Përfundon sezoni për Marash Kumbullën

Related Posts

Biznes

Besar Durmshi realizoi takim me Koordinatoren e Përhershme të OKB-së Rita Kolumbia: Do të sigurojmë mbështetje për udhëheqjen e grave, rininë dhe zhvillimin social

25/09/2025
Aktuale

Mickoski: Pagat bruto dhe neto në korrik janë për 10.5% më të larta se korriku i vitit të kaluar

24/09/2025
Biznes

Andonovski paralajmëron “roaming si në shtëpi” mes Maqedonisë dhe BE-së

21/09/2025
Biznes

Memorandum bashkëpunimi mes MF-së dhe FSHIIK-ut – Bashkëpunim në disa fusha për veprim dhe zhvillim të përbashkët

19/09/2025
Biznes

Nagetsat e reja të KFC-së me 100% mish pule, shija ideale për gjithë familjen!

17/09/2025
Biznes

Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët

17/09/2025
Next Post
Përfundon sezoni për Marash Kumbullën

Përfundon sezoni për Marash Kumbullën

Prej nesër ulen temperaturat, mot me shi dhe bubullima

25/09/2025

The Times”: Anëtarët e UEFA-s pro pezullimit të Izraelit, votohet javën e ardhshme

25/09/2025

Janevska: Po inkurajojmë përsosmërinë shkencore përmes qasjes falas në bazën shkencore udhëheqëse Web of Science

25/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk