Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi: Politika konsistente dhe të qarta për përballimin e krizës dhe përkrahjen e rritjes

02/03/2023
Besimi: Politika konsistente dhe të qarta për përballimin e krizës dhe përkrahjen e rritjes
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Republika e Maqedonisë së Veriut udhëheq politika makroekonomike konsistente, të mirëfillta dhe të qëndrueshme. Realiteti i ri i imponuar nga disa kriza të njëpasnjëshme kërkon që të jemi të gatshëm të zbatojmë politika adekuate dhe efikase, shumica e të cilave kërkojnë reagime të shpejta, duke mbrojtur në të njëjtën kohë financat publike. Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili mori pjesë në Forumin e Dytë Ekonomik të Shkupit, të organizuar nga Forumi Ekonomik Delphi dhe Asociacioni i Biznesit Grek.

“Në një mjedis të tillë global, fokusohemi në uljen e kostove dhe realizimin e tyre në mënyrë më efikase. Të japim sinjale të qarta për politikat, që nënkuptojnë se jemi të vendosur të udhëheqim politika makroekonomike dhe fiskale, që paraqesin konsolidim fiskal dhe njëherazi masa që do të jenë të targetura. Në këtë mënyrë, përcjellim mesazh dhe kredibilitet të qartë në politikat, të cilat ofrojnë hapësirë që të kemi kërkesa përkatëse mbi letrat tona me vlerë kur do të plasohemi në tregun ndërkombëtar”, theksoi ministri Besimi.

Ai theksoi se udhëheqja e politikave të mirëfillta makroekonomike është në drejtim të përkrahjes së rritjes ekonomike. “Në këtë drejtim bëhen edhe ndryshime strukturore në strukturën e shpenzimeve. Në Ligjin e Buxheteve tashmë janë inkorporuar një pjesë e këtyre mekanizmave që japin një siguri të këtillë. Dixhitalizohet sistemi i Thesarit, si dhe krijohet Njësia e Re e Investimeve Kapitale.

Në strukturën e shpenzimeve tashmë po bëhen disa ndryshime, në mënyrë që në këtë vit gjatë së cilit kemi akoma masa të përballimit me krizën, nga deficiti total buxhetor i cili është në nivel prej 4.6% ose prej 700 milionë eurosh, 250 milionë euro prej tyre, janë mjete të rezervuara të masave antikrizë, gjegjësisht për masat antikrizë është dedikuar 1.6%. Pa këto masa antikrizë, në rrethana normale do të kishim deficit prej 3%. Gjithashtu, shpenzimet kapitale janë në nivel prej 800 milionë eurosh. Me një strukturë të tillë, krijojmë kushte për përkrahjen e rritjes, me ç’rast shpenzimet kapitale janë në nivel prej 5.2% të PBB-së, që në strukturën paraprake varionin prej 2 deri në 3%, theksoi ministri i Financave.

Previous Post

MPJ dënon provokimet dhe ofendimet nga tifo grupi serb “Grobarite”

Next Post

Përplasja e trenave në Greqi, kush janë shqiptarët e humbur dhe të plagosur

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti priti 15 të punësuar të rinj shqiptarë në Ministrinë e Mjedisit

08/08/2025
Maqedoni

Shkëndija nisë me fitore të thellë sezonin, mposht Shkupin 5–1 në derbi

08/08/2025
Biznes

Historike për bujqësinë, 20 milionë denarë për rindërtimin e siloseve në Prilep

08/08/2025
Maqedoni

Padi penale kundër katër personave, shkaktuan dëm prej mbi 10 milionë denarë NP Hekurudhat e RMV-së

08/08/2025
Maqedoni

Çairi hap çerdhen më të madhe në RMV, Mexhiti: Ne nuk bëjmë llafe, ne punojmë

08/08/2025
Aktuale

Shqiptarët marrin drejtimin e dy klinikave kyçe në Shkup, emërohen Imeri në Toksikologji dhe Bafqari-Bakiu në Biokimi!

08/08/2025
Next Post
Përplasja e trenave në Greqi, kush janë shqiptarët e humbur dhe të plagosur

Përplasja e trenave në Greqi, kush janë shqiptarët e humbur dhe të plagosur

Mexhiti priti 15 të punësuar të rinj shqiptarë në Ministrinë e Mjedisit

08/08/2025

Broja prezantohet te klubi i ri! Ylli i kombëtares firmos për 5 vite

08/08/2025

Shkëndija nisë me fitore të thellë sezonin, mposht Shkupin 5–1 në derbi

08/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk