Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Besimi: Nuk ka eksproprijim të ndërtimeve pa leje, ndryshime ligjore për shkak të dinamikës së përshpejtuar dhe kosto më të ulëta për realizimin e projekteve

05/05/2023
Besimi: Nuk ka eksproprijim të ndërtimeve pa leje, ndryshime ligjore për shkak të dinamikës së përshpejtuar dhe kosto më të ulëta për realizimin e projekteve
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përshpejtimi i realizimit të projekteve të rëndësishme infrastrukturore me interes publik nacional është qëllimi i miratimit të sotshëm të pakos së ligjeve, në lidhje me projektin e Korridorit 8 dhe 10d. Pjesë e pakos së ligjeve janë edhe ndryshimet në Ligjin e Eksproprijimit të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e barrës administrative, e cila ngadalëson procesin dhe me këtë edhe realizimin e projektit, e në anën tjetër mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre.
“Ajo që po bëjmë është lehtësimi i procedurave dhe ulja e barrës administrative për institucionin që është përgjegjës për realizimin e projektit, por sigurisht edhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve, por nuk nënkupton legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, të cilat do t’i nënshtrohen eksproprijimit në këtë projekt.
Në veçanti, ndryshimet në Ligjin e Eksproprijimit kanë dy aspekte dhe kanë për qëllim lehtësimin dhe përshpejtimin e procesit të eksproprijimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në dinamikën e përshpejtuar të realizimit të të gjithë projektit. Duke vepruar kështu u mor parasysh edhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve”, theksoi ministri Besimi.
Ministri shtoi se ndryshimet nuk nënkuptojnë legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje, për të cilat është parashtruar kërkesë, bëhet sipas zgjidhjes ligjore të miratuar në vitin 2011 dhe ndryshimet e bëra më vonë. Ajo që mundësohet me ndryshimet e ligjit, të cilat u miratuan sot në mbledhje, është se qytetarët që banojnë në pronat që do t’i nënshtrohen eksproprijimit, do të kenë të drejtën e kompensimit të qirasë për një periudhë prej12+6 muajve.
“Këto zgjidhje ligjore janë në interesin e të gjithëve. Këto zgjidhje ofrojnë mundësi të realizimit të projektit në periudhë më të shkurtër dhe me shpenzime më të ulëta dhe njëkohësisht shfrytëzimin më të shpejtë të përfitimeve të tij nga qytetarët, përkatësisht për 5 vjet, siç është paraparë në këtë rast”- tha ministri.
Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Përcaktimit të Interesit Publik dhe Nominimit të Partnerit Strategjik për Zbatimin e Projektit, gjithashtu janë në drejtim të realizimit të përshpejtuar të këtij projekti, i cili do ta mundësojë lirime nga tatimi mbi vlerën e shtuar, detyrimet e importit, akciza e energjensave dhe tatimi i automjeteve motorike të importit të kryer nga Partneri strategjik për qëllimet e projektit.
Këto janë ndryshime që tashmë janë shfrytëzuar gjatë realizimit të projektit për ndërtimin e autostradës Shtip – Milladinovc dhe Kërçovë – Ohër dhe nuk paraqesin përjashtim. Ministri iu referua përfitimeve ekonomike dhe theksoi se Qeveria punon në interes të qytetarëve, në interes të biznesit, në interes të shtetit dhe se investimi do të japë kontribut vjetor prej 2% në produktin e brendshëm bruto nomina, mjete që do të hyjnë në ekonominë vendase dhe hapjen e 8000 vendeve të reja të punës.

Previous Post

Shenjat që tregojnë se vuani nga ankthi

Next Post

Shpulla dhe grushte, përleshen gjatë Asamblesë 2 delegacionet Ukrainë-Rusi ( VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025
Maqedoni

VLEN: Reforma e BDI-së fillon e mbaron me Blerim Bexhetin

05/11/2025
Maqedoni

Aliu: Po e adaptojmë zgjidhjen ligjore për problemin me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë

05/11/2025
Maqedoni

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025
Maqedoni

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025
Maqedoni

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Next Post
Shpulla dhe grushte, përleshen gjatë Asamblesë 2 delegacionet Ukrainë-Rusi ( VIDEO)

Shpulla dhe grushte, përleshen gjatë Asamblesë 2 delegacionet Ukrainë-Rusi ( VIDEO)

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

05/11/2025

Pesë vjet në Hagë, Kurti: S’ka arsye ligjore as morale që Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi të mbahen ende në paraburgim

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk