Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home __kateg

Besimi: Negociojmë për 50 milionë euro të tjera si përkrahje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

08/09/2023
Besimi: Negociojmë për 50 milionë euro të tjera si përkrahje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i finalizon negociatat për sigurimin e mjeteve financiare nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës – (CEB). Kërkesa tashmë është dorëzuar në bankë dhe pritet që në fund të këtij muaji të finalizohen kushtet dhe deri në fund të vitit të aprovohen nga banka. Kjo u bë e ditur gjatë takimit të ministrit të Financave me guvernatorin Carlo Monticelli dhe zëvendësguvernatorin e BQE-së Tomas Bocek në Paris.

“Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës është një nga institucionet financiare ndërkombëtare drejtuese në vend si përkrahëse e investimeve në infrastrukturën publike sociale, si dhe përkrahëse për sektorin privat, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kjo linjë e re kreditore destinohet pikërisht për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe për një pjesë të gamës së gjerë të projekteve për të cilat punojnë Qeveria dhe institucionet e tjera financiare, me qëllim të përkrahjes së likuiditetit të tyre dhe investimeve të gjelbra në periudhë krize”, theksoi ministri Besimi.

Ai theksoi se bëhet fjalë për rreth 50 milionë euro për kompanitë vendase, të cilat do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore si plotësim i produkteve tashmë ekzistuese që plasohen përmes Bankës Zhvillimore me përkrahjen e Qeverisë dhe destinohen për përkrahjen e kompanive.

Gjithashtu, banka ka aprovuar grant prej 1.1 milionë eurove nga Fondi për Investime të Gjelbra Sociale, me të cilin do të financohet vendosja e centraleve fotovoltaike në objektet shkollore në vend, të cilat gjithashtu janë rinovuar përmes projektit me përkrahjen e këtij institucioni financiar.

Bashkëbiseduesit konfirmuan bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe këtij institucioni financiar ndërkombëtar, që deri më tani ka marrë pjesë në realizimin e nëntë projekteve nga sektori publik në vlerë prej 264 milionë eurove. Përkrahja ka për qëllim sektorin e shëndetësisë, arsimit, drejtësisë, ndërtimit të banesave sociale, si dhe përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe pritet që në periudhën e ardhshme të ndërmerren reforma në fushën e financave publike që do të kontribuojë në përshpejtimin e dinamikës së zbatimit të projekteve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për kornizën strategjike të bankës në periudhën e ardhshme dhe për nismën sa i përket rritjes së kapitalit të bankës, që do të mundësojë zgjerimin e aktiviteteve të Bankës për periudhën 2023-2027 në vendet anëtare, në të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare, dha përgjigje pozitive.

Previous Post

Në spitalin “8 Shtatori” lëshohen në përdorim tre salla të reja për kardiologji dhe radiologji ndërhyrëse

Next Post

U17/ Kosova fiton miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut

Related Posts

Fronti Europian: Vazaliteti mundëson poshtërësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve
__kateg

Fronti Europian: Vazaliteti mundëson poshtërësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve

29/05/2024
Komisioni Verifikues pranoi kërkesën e Bilall Kasamit që mos t’i verifikohet mandati si deputet
__kateg

Komisioni Verifikues pranoi kërkesën e Bilall Kasamit që mos t’i verifikohet mandati si deputet

28/05/2024
Romeo dhe Meritoni dy të pakënaqurit e finales, lëshuan sallën menjëherë
__kateg

Romeo dhe Meritoni dy të pakënaqurit e finales, lëshuan sallën menjëherë

26/05/2024
UEFA reagon për Jasir Asanin, ylli i Kombëtares merr mbështetjen
__kateg

UEFA reagon për Jasir Asanin, ylli i Kombëtares merr mbështetjen

22/05/2024
Klopp me një video përshendetet me tifozët e Liverpulit
__kateg

Klopp me një video përshendetet me tifozët e Liverpulit

18/05/2024
Granit Xhaka, lojtari i dytë më me ndikim në botë
__kateg

Granit Xhaka, lojtari i dytë më me ndikim në botë

16/05/2024
Next Post
U17/ Kosova fiton miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut

U17/ Kosova fiton miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk