Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi në vizitë pune në Bruksel në takimin përfundimtar të Dialogut ekonomik dhe financiar të BE-së

15/05/2023
Besimi në vizitë pune në Bruksel në takimin përfundimtar të Dialogut ekonomik dhe financiar të BE-së
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, Ministri i Financave, Fatmir Besimi, nis vizitën dyditore të punës në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Dialogun e rregullt vjetor ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Ministri i Financave, Besimi në kuadër të dialogut, do të prezantojë reformat që janë realizuar dhe politikat që po ndërmerren. Do të miratohen edhe konkluzionet e përbashkëta, të cilat do të jenë udhërrëfyes të politikës për periudhën e ardhshme dhe do të jenë pjesë përbërëse e dokumenteve të miratuara nga Qeveria e RMV-së, si dhe këto konkluzione do të merren parasysh gjatë përgatitjes së Programit të ardhshëm të reformave ekonomike për periudhën 2024-2026.

Programi i reformave ekonomike është dokumenti më i rëndësishëm i këtij dialogu me KE-në. Kjo është kornizë e politikës makroekonomike dhe fiskale dhe pasqyrë e detajuar e reformave strukturore për rritjen e konkurrencës së ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës.

Në Dialogun ekonomik dhe financiar të sivjetëm në Bruksel marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, Komisionit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane, si dhe përfaqësuesit e bankave qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Në kuadër të dialogut në Bruksel, do të diskutohet për politikën fiskale, stabilitetin makroekonomik, nxitjen e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës, reformat strukturore për rimëkëmbjen nga krizat dhe njëkohësisht, për përforcimin e fleksibilitetit të ekonomive dhe politikave sociale.

Në kuadër të vizitës, ministri i Financave në Bruksel do të mbajë fjalim para Qendrës Evropiane të Politikave me temë “Lufta dhe implikimet në Ballkan, perspektivat e Maqedonisë së Veriut”.

Previous Post

Osmani: Aksioni për Klimën dhe luftën kundër efekteve të ndryshimeve klimatike, duhet të fillojë nga NE!

Next Post

Përfundon sezoni për Pogban

Related Posts

Biznes

Sot Dita Botërore e Kursimeve

31/10/2025
Aktuale

Qeveria borxhin do ta shlyejë me buxhetin për 2026

29/10/2025
Aktuale

Sektorët që paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut

25/10/2025
Biznes

Ngrihen asetet në Serbi e Maqedoni të biznesmenit Markovski,dyshohet për abuzime me tenderë

21/10/2025
Biznes

Rafael Bart nga CIOS : Është në interes të Maqedonisë të arrihet një marrëveshje – borxhi është i garantuar

21/10/2025
Biznes

10 destinacione të reja këtë dimër në aeroportet e Maqedonisë

18/10/2025
Next Post
Përfundon sezoni për Pogban

Përfundon sezoni për Pogban

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

05/11/2025

Pesë vjet në Hagë, Kurti: S’ka arsye ligjore as morale që Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi të mbahen ende në paraburgim

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk