Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi: Në negociatat me sindikatat kruciale ishte përforcimi i besimit të ndërsjellë dhe mbështetja e plotë e kryeministrit dhe e qeverisë

12/07/2023
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Negociatat për zgjidhjen e çështjes së pagave në administratën publike janë proces relativisht i vështirë, veçanërisht sepse ato zhvillohen në kushte krize, por është e rëndësishme që në atë proces kemi pasur mbështetjen e plotë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe nga ana tjetër kishim partner kredibil në sindikatat që kishin qasje serioze në gjetjen e zgjidhjes. Këtë e theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi i ftuar në TV 21.

“Me rëndësi është se përmes dialogut arritëm zgjidhje, që është në interes të të punësuarve, të qëndrueshme dhe sistematike dhe me të cilën mundësohet pavarësia e administratës, sa i përket çështjes së pagës. Zgjidhje që nuk varet nga negociatat, mbron standardin, bazohet mbi produktivitetin e ekonomisë dhe që paraqet bazë solide për krijimin e administratës të qëndrueshme publike dhe profesionale” theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ministri Besimi theksoi se me këtë marrëveshje përfshihen 129.000 të punësuar në administratën publike të pushtetit qendror dhe lokal, përkatësisht shfrytëzuesit buxhetorë, ndërmarrjet publike në nivel lokal dhe qendror, që sipas marrëveshjes do të përfitojnë 10% rritje të pagës duke filluar me pagesën e pagës për muajin shtator të vitit 2023, pagesën e K-15 për vitin 2023 në vlerë prej 10.000 denarëve, K-15 në vlerë të paktën prej 30% të pagës mesatare neto nga viti 2025, si dhe metodologjinë lidhur me koeficientin e shumëzuar me pagën mesatare bruto nga muaji mars i vitit 2025.

Siç theksoi ministri, mjetet e nevojshme për zbatimin e kësaj marrëveshjeje këtë vit do të sigurohen me rishikimin ose me rishpërndarjen, vetëm sa u përket shpenzimeve dhe kjo do të miratohet nga Kuvendi gjatë muajit shtator.

Siç sqaroi ministri, mjetet do të kërkohen me rishpërndarje dhe se nuk do të rritet deficiti.

Në ditët në vijim, pritet që marrëveshja e negociuar me sindikatat do të jetë në rend dite në mbledhjen e Këshillit Ekonomik dhe Social.

Në intervistë, ministri theksoi se pret që të arrihet zgjidhje, si ajo e arritur për Marrëveshjen e përgjithshme kolektive, në lidhje me kërkesat e të punësuarve në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe në Drejtorinë Doganore, ku tashmë zhvillohen negociata me ndërmjetësimin e mediatorit.

Ministri iu referua edhe procesit të emetimit të fletobligacioneve të qytetarëve, për të cilat sot është dita e fundit ku qytetarët mund të parashtrojnë kërkesë për blerjen e fletobligacionieve.

Ai tha se ky është instrument i ri dhe inovativ në të cilin qytetarët njohën mundësinë që ofron dhe se vlera në të cilën është publikuar prospekti i ankandit tashmë është tejkaluar.

“Prej dje janë evidentuar 14 milionë euro, por për vlerën e saktë do të informohemi nesër kur do të mbahet ankandi.Të gjitha mjetet për të cilat qytetarët kanë treguar interes do të evidentohen.

Mjetet  e siguruara nga ky instrument do të hyjnë në thesar dhe do të financohen projektet zhvillimore që parashihen dhe planifikohen me buxhet”, tha ministri i Financave, duke shtuar se u ofron qytetarëve mundësi atraktive për investim pa rrisk.

Previous Post

Natalia Tasevska dhe Elvin Veli për prokurorë publikë në Prokurorinë Publike të RMV-së

Next Post

Temperaturat në fazën e portokalltë, Qeveria miraton këto ndryshime

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Temperaturat në fazën e portokalltë, Qeveria miraton këto ndryshime

Temperaturat në fazën e portokalltë, Qeveria miraton këto ndryshime

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk