Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi-Müller: Prioritete për bashkëpunim në të ardhmen me KfW-në janë elektranat me erë dhe ato fotovoltaike

23/08/2023
Besimi-Müller: Prioritete për bashkëpunim në të ardhmen me KfW-në janë elektranat me erë dhe ato fotovoltaike
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Parku i elektranave me erë – Miravc, dy elektranat fotovoltaike në afërsi të TEC Manastir, modernizimi dhe rikonstruimi i kompleksit – Energjetika dhe Ngrohtorja Solare – Manastir, janë projektet për të cilat banka KfW ka shprehur interes për përkrahjen lidhur me realizimin e tyre në vendin tonë. Gjatë takimit të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, me drejtorin e Sektorit për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfW, Klaus Müller është diskutuar mbi portofolin aktual të projekteve, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm me bankën në fjalë. Aktualisht, KfW-ja financon projekte me vlerë prej 180 milionë eurove.

Në këtë takim, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen që RMV-ja e merr nga banka KfW-ja. Bëhet fjalë për programin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ujitjen në vlerë prej 80 milionë eurove, rehabilitimin e hidroelektranave në vlerë prej 25 milionë eurove, fazën e dytë të parkut të turbinave me erë në Bogdanc me përkrahje të bankës KfW në vlerë prej 18 milionë eurove, vendosjen e ngrohtores së Manastirit në vlerë prej 39 milionë eurove nga banka KfW, rikonstruimin e konvikteve studentore në vlerë prej 20 milionë eurove etj.

“Përkrahja që e marrim nga banka KfW për ne ka rëndësi të madhe, ndërsa aktualisht, me rëndësi të veçantë është përkrahja në sektorin e energjetikës, që presim të vazhdojë me tempo edhe më të madhe në të ardhmen” theksoi ministri Besimi.

Banka KfW, po ashtu, e përgëzoi bashkëpunimin paraprak dhe shprehu interesim në këtë drejtim edhe në të ardhmen, kryesisht në fushën e energjetikës dhe burimeve të qëndrueshme të energjisë.

Banka zhvillimore e KfW-së është pjesë e Grupacionit Bankar KfW. Banka, siguron kapital afatgjatë dhe nxit investime në infrastrukturë, sisteme financiare dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. Misioni i saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut është promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm, përkrahja e procesit të tranzicionit dhe përkrahja për anëtarësim në BE. KfW-ja në Republikën e Maqedonisë së Veriu është aktive që nga viti 1992.

Republika Federale e Gjermanisë është përkrahësja dhe partnerja jonë kyçe në rrugën drejt eurointegrimeve, si dhe partnerja jonë më e rëndësishme tregtare. Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, deri më tani ka investuar 500 milionë euro në vend.

Previous Post

Morena po paralajmëron projektin e ri, po kush do të jetë me të

Next Post

Edi Rama: Nafta e zbuluar në Shqipëri, e cilësisë më të lartë, si ajo e Arabisë Saudite

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Edi Rama: Nafta e zbuluar në Shqipëri, e cilësisë më të lartë, si ajo e Arabisë Saudite

Edi Rama: Nafta e zbuluar në Shqipëri, e cilësisë më të lartë, si ajo e Arabisë Saudite

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk