Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi: Me rritjen e investimeve shtetërore dhe private do të arrijmë norma të rritjes prej 5% dhe hapje të vendeve të reja të punës

14/04/2023
Besimi: Me rritjen e investimeve shtetërore dhe private do të arrijmë  norma të rritjes prej 5% dhe hapje të vendeve të reja të punës
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes përshpejtimit të investimeve të përgjithshme si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, do të krijohen vende të reja pune dhe do të përshpejtohet rritja ekonomike, thekson ministri i Financave, Fatmir Besimi në intervistë për “Zërin e Amerikës në
gjuhën maqedonase”. Ministri nënvizoi se buxheti ka ndarë mjete për investime kapitale në vlerë prej 5.3% të PBB-së, që është dyherë më shumë krahasuar me mesataren historike, por edhe se investimet e sektorit privat do të stimulohen përmes programeve. Për përkrahjen e sektorit privat, si dhe popullsisë, në buxhet janë paraparë edhe 225 milionë euro për masat antikrizës.

“Presim që në ekonominë e përgjithshme, në pesë vitet e ardhshme investimet aktuale nga 31% – 32%, të rriten në 38% – 39%. Në këtë mënyrë do të krijohen vende të reja pune, por edhe rritja ekonomike do të dyfishohet krahasuar me atë që ishte në të kaluarën, gjegjësisht nga rreth 2.5%, do të presim norma të rritjes prej 5% – rritje mesatare vjetore”, thotë ministri i Financave dhe shpjegon se këto pritshmëri bazohen në angazhimin e Qeverisë për t’i rritur ndjeshëm investimet publike, përmes projekteve të mëdha kapitale si fillimi i katër autostradave të reja në korridoret 8 dhe 10, por edhe ndërtimi i linjave hekurudhore lindore dhe perëndimore të Korridorit 8 dhe rehabilitimi i hekurudhës në Korridorin 10, si dhe investime në pavarësinë energjetike. Besimi thekson se përmes programeve të financuara nga buxheti, stimulohen edhe investimet private.

Në lidhje me ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe 10, ministri i Financave thekson se me përfundimin e tyre, vendi ynë do të bëhet urë lidhëse e rrugëve evropiane, e korridoreve kyçe panevropiane, që është me rëndësi strategjike si për ne, ashtu edhe për të gjithë rajonin. Ky projekt, do ta shumëfishojë përmirësimin e pozicionit ekonomik dhe zhvillimit ekonomik, me efekt prej rreth 2% të PBB-së në nivel vjetor, ose prej 10% të PBB-së gjatë 5 viteve sa do të zgjasë projekti.

Rrjedhimisht, vazhdon përkrahja për qytetarët dhe ekonominë për ballafaqim më të lehtë të krizës globale. Ministri thekson se në buxhetin e këtij viti janë akorduar 225 milionë euro të masave antikrizë, ose rreth 1.5% të PBB-së. Janë paraparë mjete për subvencionimin e vlerës së energjisë elektrike. Për nevojat e ekonomisë ka mjete nëpërmjet kredive të favorshme të Bankës Zhvillimore.
Me programet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale parashikohen mjete për të ardhurat e garantuara. Gjithashtu, parashikohen mjete edhe për masa të tjera, nëse paraqitet nevoja, siç ishte rasti me përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes çmimit të subvencionuar të energjisë elektrike për një periudhë të caktuar kohore, në mënyrë që ata të sigurojnë kosto më të ulëta për prodhimin e tyre. Masat administrative janë gjithashtu të disponueshme.

Previous Post

Teniseri i ri nga Italia e çon Djokovicin te shpija

Next Post

Kurti e emëron Qokun këshilltar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

Related Posts

Biznes

Mexhiti: Investimet e huaja dhe partneritetet rajonale, themeli për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

16/05/2025
Aktuale

Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian

15/05/2025
Biznes

14/05/2025
Biznes

Dimitrieska-Koçoska: U injektuan edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore, u pagua transheja e tretë e huasë hungareze e destinuar për kompanitë

14/05/2025
Biznes

Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

14/05/2025
Aktuale

Ndryshime në pagesën elektronike të pagesave rrugore, cilat janë risitë

13/05/2025
Next Post
Kurti e emëron Qokun këshilltar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

Kurti e emëron Qokun këshilltar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk