Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi: Me kornizën e re, së bashku me Bankën Botërore do të përballemi me sfidat ekonomike

01/12/2023
Besimi: Me kornizën e re, së bashku me Bankën Botërore do të përballemi me sfidat ekonomike
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbatimi i reformave dhe politikave që nënkuptojnë sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm, prosperitet dhe konvergjencë të të hyrave drejt ekonomive më të avancuara evropiane është çelësi për përballimin e sfidës demografike me të cilën po përballet vendi ynë. Në arritjen e këtij qëllimi, kemi përkrahjen e partnerëve tanë zhvillimorë. Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili sot mori pjesë në Konferencën kushtuar partneritetit 30 vjeçar ndërmjet RMV-së dhe Bankës Botërore, duke theksuar se plakja e popullsisë dhe niveli i lartë i emigrimit janë sfida kryesore për shoqërinë tonë.

“Anëtarësimi i mundshëm në BE hap mundësinë unike për të ndryshuar ose ngadalësuar tendencat jo të favorshme. Jemi duke punuar ngushtë me Bankën Botërore për Kornizën e re të partneritetit të vendit tonë për periudhën e ardhshme katërvjeçare, për të mbështetur reformat strukturore dhe institucionale.

Reformat më të rëndësishme janë identifikuar në diagnostifikimin sistematik të përditësuar për vendin. Në planin e ri të rritjes të propozuar për Ballkanin Perëndimor parashihen mjete për përkrahjen e reformave, si dhe mjete të tjera për financimin e zhvillimit”, theksoi ministri Besimi.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të punojë në krijimin e prosperitetit inkluziv, zhvillimor, të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm, në krijimin e një vend më të denjë për të jetuar për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme, ndërsa për këtë, Qeveria po ndërmerr hapa për të rritur shkallën e aktivitetit të popullatës për të nxitur rritjen e mundshme ekonomike dhe për të përfshirë grupet e margjinalizuara në fuqinë punëtore.

“Përkrahim politika aktive në tregun e punës dhe sipërmarrësinë, rritjen e investimeve në infrastrukturën rrugore, ndajmë më shumë mjete për decentralizimin fiskal dhe promovimin e zhvillimit të barabartë lokal dhe rajonal, përkrahim tranzicionin e gjelbër dhe transformimin dixhital.

Njëkohësisht, është e nevojshme që të ndajmë më shumë burime dhe t’i kushtojmë më shumë vëmendje politikës së promovimit të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, luftës kundër ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal” -theksoi Besimi.

Sipas ministrit, kjo është më se e nevojshme, duke marrë parasysh se Republika e Maqedonisë së Veriut, si shumë vende të tjera evropiane, përballet me sfida të mëdha që kanë të bëjnë me plakjen e popullsisë, uljen e normës së natalitetit dhe shkallën e lartë të emigrimit të të rinjve, madje edhe të familjeve të tëra, nga të cilat ndjehen implikime të mëdha ekonomike, sepse humbja e fuqisë puntore të kualifikuar mund të paraqesë pengesë për zhvillimin ekonomik, ndërsa plakja e popullsisë do të ketë edhe implikime fiskale.

Previous Post

Banorët e Çashkës vijojnë protestat kundër paraleles në gjuhën shqipe

Next Post

Bytyqi: Kapitali njerëzor është një segment kyç në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Bytyqi: Kapitali njerëzor është një segment kyç në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim

Bytyqi: Kapitali njerëzor është një segment kyç në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk