Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi: Me KE-në përcaktuam bazën e axhendës tonë reformuese për Planin e rritjes, vijon puna për “detyrat e shtëpisë”

23/11/2023
Besimi: Me KE-në përcaktuam bazën e axhendës tonë reformuese për Planin e rritjes, vijon puna për “detyrat e shtëpisë”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në takimet bilaterale në Bruksel, përcaktuan elementët bazë të axhendave reformuese që duhet t’i përgatisin për Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të këtij procesi, në takimin bilateral në Bruksel, mori pjesë edhe delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Zhvilluam një takim vërtet të dobishëm, në të cilin u përcaktua korniza bazë ku duhet të orientohemi gjatë përgatitjes së axhendës tonë reformuese në kuadër të procesit të zbatimit të Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Procesi po zhvillohet me intensitet të madh dhe kjo dinamikë pëlqehet si nga BE-ja, po ashtu edhe nga vendi ynë. Në më pak se 10 ditë, në këtë proces janë realizuar dy hapa dhe kjo ofron bazën që përkushtimi nga të dyja palët të jetë në nivel të lartë” – theksoi ministri Besimi.

Ai, potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria theksojnë integrimin evropian si prioritet kryesor dhe se reformat që do të përfshihen në axhendën e re reformuese nuk janë të panjohura por, e rëndësishme me këtë plan është ofrimi i përqendrimit më të madh në zbatimin e reformave prioritare dhe përqendrimin më të madh të BE-së në përkrahjen e zbatimit të këtyre reformave.

“Pas këtij takimi vijojnë “detyrat e shtëpisë” në koordinim me KE-në. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për ta bërë atë në nivelin e duhur dhe në afatin më të shkurtër të mundshme, në mënyrë që zbatimi i reformave të sjellë përfitimet sa më shpejt në shtëpi”, theksoi Besimi dhe shtoi se axhenda reformuese do të përfshijë reformat strukturore nga Programi më i ri i Reformave Ekonomike (PER ) dhe konkluzioneve të përbashkëta lidhura me të, të miratuara në Dialogun ekonomik dhe financiar, si dhe nga metodologjia e rishikuar e zgjerimit, pakoja më e re e zgjerimit dhe nga Plani ekonomiko-investues për Ballkanin Perëndimor.

Në përputhje me dinamikën e përcaktuar në kuadër të procesit të implementimit të Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor, elementet e para të axhendave reformuese duhet të përfundojnë deri në tremujorin e dytë të vitit 2024, ku më pas vijon realizimi konkret i reformave pas përcaktimit të dinamikës dhe pagesës së mjeteve ndaj vendeve për përkrahjen e axhendës reformuese.

Me Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor është parashikuar përkrahje deri në 6 miliardë euro për vendet Ballkanit Perëndimor. Sipas shpërndarjes, Republikës së Maqedonisë së Veriut i janë vënë në dispozicion 860 milionë euro, për të cilat, paraprakisht, do të ketë dinamikë të përcaktuar të tërheqjes.

Realizimi i procesit reformues në vendin tonë do të monitorohet nga Sekretariati i Çështjeve Evropiane dhe Ministria e Financave.

Previous Post

Serbia blen 11 helikopterë rusë

Next Post

Nesër regjim i posaçëm në Qendrën e Shkupit

Related Posts

Biznes

DAP: Më shumë se 11 mijë punëdhënës nuk kanë paguar pagat bruto dhe kontributet për korrikun

20/08/2025
Biznes

Ulen çmimet e derivateve të naftës

18/08/2025
Biznes

Mickoski: Qeveria po kërkon zgjidhje afatgjate për çmimet e ushqimeve

12/08/2025
Aktuale

Mbështetje për familjet në rrezik social, subvencione për pajisje klima inverter dhe fatura të energjisë elektrike

12/08/2025
Biznes

Hoxha me thirrje deri te fermerët: Përdoreni mundësinë për mbështetje financiare deri në fund të javës

11/08/2025
Aktuale

Ulen çmimet e derivateve të naftës

11/08/2025
Next Post
Nesër regjim i posaçëm në Qendrën e Shkupit

Nesër regjim i posaçëm në Qendrën e Shkupit

Thirrjet e rrejshme telefonike për aksidente, Toshkovski: Të moshuarit bien pre e këtyre mashtrimeve, rastet t’i raportojnë në polici

20/08/2025

Shkëndija e pranon favorit Ludogoretsin, por shpreson në rezultat pozitiv

20/08/2025

Akuzohej se ishte burrë, boksierja që fitoi medalje olimpike i jep fund karrierës

20/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk