Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Besimi: Mbetemi të përkushtuar për rritjen e pagave në Ministrinë e Financave

03/02/2023
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Synimi për rritjen e pagave të të punësuarve në Ministrinë e Financave ishte personalisht i imi, ndërsa nisma ishte e udhëheqësisë së institucionit dhe ne qëndrojmë në atë synim, por këtë do ta kërkojmë përmes zgjidhjes sistemike ose dispozitës që nuk do të ketë asnjë dilemë për interpretim ligjor, thotë ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Mbetem në synimin që të punësuarit, puna e të cilëve lidhet drejtpërdrejt me çështjet buxhetore, dhe ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme, të kenë pagë trefish më të larta dhe kjo duhet të zgjidhet.

Ideja ka qenë në kuadër të Ligjit të Buxheteve, sepse i referohet asaj sfere dhe atje të jepet një mundësi e tillë, por në pikëpamje ligjore në kohën kur duhej zbatuar dhe të bëhen përllogaritjet për pagesë, ka pasur interpretime të ndryshme dhe lamë hapësirë, në vend që të paguhet paga dhe pastaj punëtorët ta kthejnë atë, të konstatohet se cila është gjendja reale”, theksoi Besimi.

Ai shtoi se çdo i punësuar do të marrë atë që i takon sipas ligjit dhe se nuk është qëllimi që t’i merret dikujt diçka, përkundrazi, thotë ministri, kjo çështje nuk ka qenë rezultat i disa negociatave, as me të punësuarit e Ministrisë së Financave, as me sindikatat, kjo ishte nisma ime personale dhe e udhëheqjes së ministrisë sepse realisht pamë nevojën dhe presionin e tregut të punës.

“Nuk ka asnjë dilemë se e drejta e të punësuarve do të realizohet dhe se ky ishte synimi ynë si udhëheqës të Ministrisë së Financave, me qëllim që të përkufizohet se në raport me ministritë e tjera, Ministria e Financave është përkrahje për të gjitha institucionet në kuadër të Qeverisë së RMV-së dhe për funksionimin e tyre të pandërprerë. Prandaj, kërkojmë zgjidhje sistemike, siç u bë në vitin e kaluar me zgjidhjen e çështjes së pagës minimale dhe pensionistëve, si dhe me Ligjin e Administratës Publike” theksoi ministri Besimi.

Ministri Besimi, sqaroi se me këtë zgjidhje sistemike, paga minimale prej muajit mars do të rritet dhe e gjithë kjo është paraparë me Buxhetin e vitit 2023.

Kjo nënkupton se me harmonizimin sipas kritereve të përcaktuara, paga e të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore do të rritet për rreth 2200 denarë. Që do të thotë se paga e këshilltarit shtetëror që është 39.000 denarë do të ketë rritje për 5%, ndërsa te të tjerët edhe më shumë.

Kjo vlen për të gjithë të punësuarit, jo vetëm për të punësuarit e Ministrisë së Financave, ndërsa me rëndësi është që në sektorin publik nuk do të ketë të punësuar që do të marrin pagë nën pagën minimale”, sqaroi ministri Besimi dhe shtoi se viteve të fundit kishte disa rritje të pagave në fusha të ndryshme, siç janë: shëndetësia, MPB-ja, armata dhe institucionet e tjera, ku gjyqësori dhe prokuroria kishin rritje për 15%, arsimi për 15%, arsim i lartë për 8% dhe 7%, si dhe për tri vite radhazi inspektoriatet kishin rritje nga 10%.

Ministri sqaroi se zgjidhja sistemike kërkohet përmes ligjit të ri, në të cilin punojnë Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Financave ose përmes intervenimit shtesë në Ligjin e Buxheteve, sepse me këtë zgjidhje do të mbrohet standardi i qytetarëve dhe integriteti i të punësuarëve në sektorin publik.

Previous Post

Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Next Post

Presidenti dhe kabineti presidencial mbeten pa rroga për muajin janar

Related Posts

Maqedoni

Bajram Rexhepi në bashkëbisedim me banorët e lagjes së vjetër Gam-Gam të Tetovës

08/08/2025
Maqedoni

VLEN: Gostivari drejt epokës së re, Sebaedin Dauti, emri që garanton fitoren e tetorit!

08/08/2025
Maqedoni

296 shqiptarë të avancuar dhe të punësuar në MPB!

08/08/2025
Maqedoni

Mexhiti priti 15 të punësuar të rinj shqiptarë në Ministrinë e Mjedisit

08/08/2025
Maqedoni

Shkëndija nisë me fitore të thellë sezonin, mposht Shkupin 5–1 në derbi

08/08/2025
Biznes

Historike për bujqësinë, 20 milionë denarë për rindërtimin e siloseve në Prilep

08/08/2025
Next Post

Presidenti dhe kabineti presidencial mbeten pa rroga për muajin janar

“Ndaluam diçka që ishte gati të shpërthente, shpëtuam shumë jetë”: Trump flet sërish për Kosovën dhe Serbinë

08/08/2025

Yll Limani dhuron 10 mijë euro donacion, ja për kë

08/08/2025

Vetura e parkuar lëviz prapa, një person humb jetën

08/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk