Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi: Kemi rritje të çmimeve, por edhe rritje të pagave

25/10/2023
Besimi: Kemi rritje të çmimeve, por edhe rritje të pagave
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rriten çmimet e produkteve ushqimore dhe standardit jetësor, por njëkohësisht rriten edhe pagat, ndërsa inflacioni është duke u ulur. Kështu u shpreh ministri i Financave, Fatmir Besimi, pas përfundimit të “Erste Investors Breakfast”, i organizuar nga “Sparkase Bank”. Ai shprehet i vetëdijshëm se vendi dhe qytetarët tanë po kalojnë përmes një periudhe të vështirë të krizave dhe të goditjeve të shumta ekonomike, por ajo që është më e rëndësishme, sipas tij, është që njëkohësisht kemi rritje të qëndrueshme të pagave, e cila ndikon po ashtu edhe në uljen e inflacionit, tha Besimi.

“Në këtë periudhë tashmë po ulim çmimet, respektivisht po ulim inflacionin. Po japim një mesazh të qartë për uljen e deficitit buxhetor, punojmë në ruajtjen nivelit të qëndrueshëm të borxhit publik, duke mbështetur njëkohësisht edhe investimet dhe duke zbatuar masat antikrizë. Ne, edhe sot subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike dhe zbatojmë shumë programe të tjera për të mbështetur ekonominë për t’i zbutur efektet negative ndaj qytetarëve. Maqedonia ka qenë më e prekura nga çmimet në tregun evropian dhe gjatë kësaj periudhe ne e kemi zbutur efektin negativ dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.”, – deklaroi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Sfidat ekonomike do të vazhdojnë edhe më tej, vlerëson Besimi, duke shtuar se lëvizjet e reja gjeopolitike në botë, do të mund të ndikojnë shtesë në ekonominë e vendit. Andaj Besimi apelon se duhet të mësohemi me të jetuarit në kohë të krizave dhe pasigurive dhe punojmë fuqishëm në përpilimin dhe zbatimin e politikave për rritje të qëndrueshme.

“Nga muaji prill ka rritje reale të pagave. Qytetarët e ndjejnë efektin e goditjeve, por kjo është arritur me një përgjigje që ofron një bazë solide për të pasur rritje e qëndrueshme në afat të mesëm, ndërsa sa i përket krizave, e thash edhe para një jave sfidat vazhdojnë, askush nuk mund të tregojë se ato do të mbarojnë. Lufta në Ukrainë vazhdon, në ndërkohë po hapen konflikte të reja që me siguri do të shkaktojnë efekte ekonomike, pra në nivel global kemi lëvizje të reja të cilat do të ndikojnë në treg.”, – theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Sipas Besimit, buxheti mbetet në të njëjtin nivel për sa i përket rritjes dhe deficitit. Këto janë projeksione planifikuese që do të ofrojnë një realizim më të mirë të planeve për strategjinë fiskale.

Previous Post

Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen

Next Post

Konjufca me paralajmërim: Jemi duke u përgatit për sulme të ardhshme nga Serbia ! (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Konjufca me paralajmërim: Jemi duke u përgatit për sulme të ardhshme nga Serbia ! (VIDEO)

Konjufca me paralajmërim: Jemi duke u përgatit për sulme të ardhshme nga Serbia ! (VIDEO)

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk