Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi: FMN-ja ka rritur pritshmëritë mbi rritjen e ekonomisë së RMV-së për këtë vit

22/10/2023
Besimi: FMN-ja ka rritur pritshmëritë mbi rritjen e ekonomisë së RMV-së për këtë vit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një hap i rëndësishëm përpara është bërë në marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Grupin e Bankës Botërore, me ç’rast u bë vend kontribues (donator) i Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), fond i Bankës Boterore.
Anëtarë të këtij fondi janë të gjitha vendet anëtare të Bankës Botërore dhe vetë fakti që kemi filluar të kontribuojmë në këtë fond do të thotë se ekonomia jonë ka arritur nivel më të lartë të zhvillimit, shkruan në kolumnën e fundit, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ku thekson se sinjalet e dhëna nga institucionet financiare ndërkombëtare për ekonominë e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet projeksioneve të vjeshtës, kërkojnë vigjilencë, por gjithashtu presin që ekonomia jonë të zhvillohet dhe të japë rezultate.

“Krijojmë rritje ekonomike në kushte stagnimi ekonomik te partnerët tanë kryesorë ekonomikë dhe në kushte të krizave që nuk zbuten. Zhvillojmë politikë fiskale prudente nëpërmjet uljes së deficitit buxhetor, duke siguruar mjete për përkrahjen e kategorive më të ndjeshme të qytetarëve dhe ekonomisë, përmes kredive të favorshme, duke mbrojtur standardin e qytetarëve nëpërmjet rritjes së pagave dhe pensioneve duke ulur kështu inflacionin (inflacioni nga 19.8% në muajin tetor të vitit 2022 u ul në 6.6 % në muajin shtator të vitit 2023 dhe do të vazhdojë me trendin rënës edhe më tej). Papunësia vijon të ulet edhe në muajin shkurt të vitit 2023, ku ajo u ul në 13.1% dhe para kovidit ishte 17.3%, pas tij, trendi i uljes së varfërisë vazhdon. Investimet janë në rritje dhe kanë arritur nivelin prej 35% të PBB-së në vitin 2022 (që është më i lartë se niveli para kovidit dhe në vitin 2020 shënoi rënie në 29%), me ç’rast vetëm investimet e huaja arritën
nivelin prej 5.2% të PBB-së që paraqet rritje të konsiderueshme për tre vjet me radhë,
respektivisht 1.4% dhe 3.3% në vitin 2020 dhe 2021. Gjithashtu, kontribut të rëndësishëm në rritjen e investimeve kanë edhe investimet publike, të cilat këtë vit u planifikuan në nivel prej 5% të PBB-së, që është dy herë më shumë se mesatarja e dikurshme. Zhvillimet aktuale tregtare në vitin 2023 kontribuan në ulje prej 30% të deficitit tregtar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Zhvillimet e tilla, që janë rezultat i politikave dhe reformave ekonomike, kontribuan në përmirësimin dhe më pas në ruajtjen e vlerësimit kreditor të vendit në vitet pas krizës së kovidit”, thekson Besimi.
Ministri thekson se FMN-ja i rriti pritshmëritë sa i përket rritjes së ekonomisë së Maqedonisë së Veriut (me rritje të PBB-së prej 1.4% në 2.5% në vitin 2023) edhe pse në masë të madhe uli projeksionin për BE-në dhe Gjermaninë, si partnerë tanë tregtarë, me ç’rast prospektet për rritjen ekonomike janë duke u përmirësuar në periudhë afatmesme. Kjo theksohet edhe në Raportin ekonomik rajonal për Ballkanin Perëndimor, i publikuar këto ditë nga Banka Botërore (në periudhë afatmesme parashihet përshpejtimi i rritjes ekonomike), ku theksohet se, eurointegrimet do ta përshpejtojë procesin reformues dhe do ta përforcojnë kapacitin për rritje të ekonomisë vendase. Gjithashtu, perspektivat për rritjen bazohen edhe në rritjen e investimeve dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Previous Post

“Kishim sfida financiare, sot pagesat ja dërgoj babait”, rrëfehet Jasir Asani: Nuk u kthej mesazhe vajzave!

Next Post

Lëvizja Demokratike: Maqedonia e Veriut e fundit në rajon me të gjithë treguesit ekonomik

Related Posts

Biznes

Nga nesër Maqedobia pjesë e SEPA-s! Më shpejt dhe më lirë do të paguhet në euro

06/10/2025
Aktuale

Sllaveski: Nga nesër pagesat në euro më të lira dhe më të shpejta

06/10/2025
Biznes

“Wizz Air është si një skemë piramidale, ka probleme serioze dhe nuk ka të ardhme”, thotë drejtori i Ryanair, O’Leary

06/10/2025
Biznes

Durmshi: Kapitali njerëzor është burimi më i rëndësishëm – Qeveria dhe UNFPA me program të përbashkët pesëvjeçar për zhvillim demografik

30/09/2025
Biznes

Telekomi dhe Ministria e Transformimit Digjital kanë krijuar zgjidhje AI për kërkim më të lehtë të të dhënave

30/09/2025
Biznes

Sezoni i ngrohjes, thirrje qytetarëve për përgatitje në kohë

30/09/2025
Next Post
Lëvizja Demokratike: Maqedonia e Veriut e fundit në rajon me të gjithë treguesit ekonomik

Lëvizja Demokratike: Maqedonia e Veriut e fundit në rajon me të gjithë treguesit ekonomik

Kroacia tërheq nga tregu specat e Maqedonisë së Veriut

06/10/2025

Siljanovska–Begaj: Vendet e BE-së dëshirojnë shumë shpejtë të shohin rajonin në BE

06/10/2025

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen viziton Shkupin javën e ardhshme

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk