Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi: Fletobligacioni i qytetarëve është instrument pa rrisk që sjell rendimente të mira dhe të sigurta

02/06/2023
Besimi: Fletobligacioni i qytetarëve është instrument pa rrisk që sjell rendimente të mira dhe të sigurta
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emetimi i fletobligacionit të qytetarëve, si instrument i ri në treg, do t'u japë qytetarëve mundësinë që t’i investojnë paratë e tyre dhe të kenë rendimente të mira dhe të sigurta, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Vendosja e fletobligacionit të qytetarëve si instrument në tregun financiar ka disa
përfitime. Përfitimi i parë është që qytetarët do të kenë mundësinë e investimit të
kursimeve të tyre në letra me vlerë që janë relativisht pa rrisk, sjellin rendimente dhe
mbrojnë vlerën e tyre për shkak të inflacionit. Përfitimi i dytë është që me emetimin e
tyre do të ndikohet në zhvillimin e tregut të kapitalit dhe do të vendoset një praktikë,
respektivisht involvimi i qytetarëve në këtë segment.

Dhe përfitimi i tretë është ndikimi në uljen e parasë së gatshme në qarkullim dhe uljen e
ekonomisë gri, me ç’rast presim efekte të mëtejshme”, theksoi ministri Besimi, i ftuar në
emisionin “Win Win” në Tv Telma.

Bëhet fjalë për instrument që ka komponent zhvillimor, sepse mjetet që do të sigurohen
nga këto instrumente në tregun e kapitalit, do të investohen në projekte që planifikohen
me buxhet.  Përkatësisht, ato tashmë janë planifikuar në deficitin buxhetor, i cili këtë vit
është tërësisht i orientuar drejt shpenzimeve kapitale.

Ministri theksoi se, siç është paralajmëruar tashmë, vlera e një fletobligacioni do të jetë
10.000 denarë, ndërsa norma e interesit do të jetë më e ulët se ajo që është arritur për
euroobligacionin, kurse më e lartë se norma e interesit të depozitave.

Ministri vlerësoi se vendosja e këtij instrumenti nuk do të ketë ndikim negativ mbi
depozitat në banka, sepse shuma e planifikuar prej 50 milionë euro është 1% e
depozitave në banka.

Në intervistë ministri iu referua politikave që janë ndërmarrë për ballafaqimin e krizave
dhe uljen e inflacionit. Gjatë së cilës potencoi se politika fiskale dhe ajo monetare janë
në koordinimin të përhershëm dhe se politika fiskale ndihmon politikën monetare në
impenjimet për ballafaqimin e inflacionit.
“Këtë vit në Buxhet janë planifikuar 225 milionë euro për ballafaqimin e krizës
energjetike. Deri më tani, përkatësisht gjatë vitit 2021, 2022 dhe që nga fillimi i vitit nga
Buxheti janë ndarë 320 milionë euro për të siguruar çmim të subvencionuar të energjisë
elektrike për amvisëritë dhe kompanitë në tregun e rregulluar. Krahas atyre, afërsish 70
milionë eurove janë të hyra nga të cilat shteti hoqi dorë me masën për uljen e TVSH-së
së energjisë elektrike për amvisëritë në 5% dhe 10% nga viti 2021 deri në fund të muajti
qershor të vitit 2023.
Kjo nënkupton subvencione direkte për qytetarët prej rreth 400 milionë eurove”, tha
ministri Besimi duke shtuar se, këto janë mjete të siguruara nga tatimet e qytetarëve, si
dhe nga granti i BE-së.

Ai shtoi se Qeveria gjithmonë i merr në konsideratë kërkesat në përgjithësi dhe se po
shqyrtohen të gjitha opsionet që qytetarët ta amortizojnë shpenzimin e çmimeve të
energjisë elektrike dhe se ky proces do të vazhdojë edhe këtë vit dhe do të gjendet
mënyra që kjo të bëhet sa më e pranueshme për qytetarët.

Ministri Besimi  lidhur me  ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 d, theksoi se ky është një
projekt strategjik dhe se mënyra se si është përzgjedhur që të realizohet ka për qëllim
që të realizohet në një periudhë më të shkurtër kohore dhe se po bëhen përpjekje që të
bëhet financimi në mënyrën më optimale. Ai bëri të ditur se ka interes për financimin e
projektit edhe nga banka amerikane Exim, si dhe nga Banka e Britanisë së Madhe dhe
konsorciume të tjera.

Previous Post

Një vit nga Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së

Next Post

Zyrtare: Hasani transferohet nga Shkëndija në Danimarkë

Related Posts

Biznes

Autostrada Shkup-Bllacë gati në 2028!

06/08/2025
Biznes

Çmimet e produkteve ushqimore, Durmishi: Analizohen masa të përhershme

04/08/2025
Biznes

Do të ketë edhe subvencione për kondicionerë inverter, nga 1.000 denarë në muaj për energji elektrike për konsumatorët e cenueshëm

04/08/2025
Biznes

Mickoski: Paralajmëroj 8 investime të reja për punësime të reja dhe standard më të fuqishëm

01/08/2025
Biznes

MEPSO:Mbërriti transformatori i ri 400/110 kV në TS Dubrovë, një investim strategjik për tejkalimin e sfidave në sistemin e transmetimit

31/07/2025
Aktuale

A do të ndryshojë çmimi i rrymës në Maqedoninë e Veriut

31/07/2025
Next Post
Zyrtare: Hasani transferohet nga Shkëndija në Danimarkë

Zyrtare: Hasani transferohet nga Shkëndija në Danimarkë

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish

07/08/2025

VLEN: Sot 33 shqiptarë janë punësuar në institucionet shtetërore

07/08/2025

Netanyahu diskuton të ardhmen e Gazës, mbledh kabinetin

07/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk