Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi – Dauphin:50 milionë euro nga Agjencia Franceze e Zhvillimit për investime të gjelbra dhe investime në fushën sociale

24/10/2023
Besimi – Dauphin:50 milionë euro nga Agjencia Franceze e Zhvillimit për investime të gjelbra dhe investime në fushën sociale
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agjencia Franceze e Zhvillimit do të vihen në dispozicion nëpërmjet Bankës Zhvillimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut pesëdhjetë milionë euro mjete të siguruara, të cilat do të destinohen për investime të gjelbra dhe investime në fushën sociale. Kjo paraqet fillimin e punës së kësaj agjencie në vend, e cila do të kontribuojë në avancimin e marrëdhënieve mes vendit tonë dhe Francës, si dhe është nxitje shtesë për arritjen e standardeve evropiane.

Kjo u konstatua gjatë takimit të sotëm të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me Arnaud Dauphin, drejtor rajonal i kësaj agjencie për Ballkanin Perëndimor dhe Maxim Lebowitz, zëvendësdrejtor i agjencisë për Ballkanin Perëndimor.

Në takim, ministri Besimi falënderoi agjencinë për përkushtimin dhe punën e palodhur në krijimin e këtij programi të parë dhe theksoi se pret që procedura për sigurimin e këtyre mjeteve të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm dhe ato të vihen në dispozicion për shfrytëzim nëpërmjet Bankës Zhvillimore.

Ky është aktiviteti i parë i kësaj agjencie në vend pas themelimit të saj, veprimi i së cilës do të kontribuojë në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të biznesit të dy vendeve, duke përforcuar përkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Mjetet do të destinohen për realizimin e investimeve në projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe reduktimin e efekteve negative të ndryshimeve klimatike, përkrahjen e sipërmarrësisë së grave, si dhe financimin e proceseve të dixhitalizimit”, theksoi ministri i Financave dhe shtoi se, ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit të suksesshëm mbi programet që do të zbatohen në të ardhmen.

Duke marrë parasysh axhendën e saj evropiane, agjencia do të ketë kontribut të veçantë në integrimin rajonal, axhendën e ndërlidhjes, zhvillimin ekonomik dhe kohezionin social, tranzicionin energjetik, si dhe inovacionet dhe ekonominë dixhitale.

Ekzistojnë mundësi për bashkëpunim në disa fusha siç janë sektori energjetik, shëndetësor, arsimor, bujqësor, sektori i ujërave, transportit, zhvillimit urban etj.

Ndikimi I Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila është agjencia më e vjetër e zhvillimit në botë ofron mundësi të jashtëzakonshme për përkrahjen e zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si në zhvillimin demokratik ashtu edhe në atë ekonomik, në drejtim të përmbushjes më të lehtë dhe më të shpejtë të kritereve për anëtarësim në BE.

Ushtrimi i veprimtarisë së AFZH-së në vend nënkupton përkrahje të planit afatgjatë për arritjen e progresit ekonomik dhe social, që do të na orientojë përfundimisht në integrimin evropian, por edhe në atë rajonal. Agjencia vepron në vendet e rajonit dhe në mbi 110 vende në botë, me investime vjetore prej 14 miliardë eurove dhe buxhet për vendet e Ballkanit Perëndimor prej rreth 300 milionë eurove.

Previous Post

Aksidenti në afërsi të Pejës, vdes një ushtar i KFOR-it

Next Post

OKB bën thirrje për armëpushim në Gazë

Related Posts

Biznes

Nagetsat e reja të KFC-së me 100% mish pule, shija ideale për gjithë familjen!

17/09/2025
Biznes

Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët

17/09/2025
Biznes

Durmishi:Qeveria dhe ekonomia janë partnerë në ndërtimin e ekonomisë moderne dhe të qëndrueshme

17/09/2025
Biznes

Ulen çmimet e derivateve të naftës

15/09/2025
Aktuale

Burim Latifi lidh energjetikisht Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe Kosovën

15/09/2025
Biznes

Bozhinovska: Sezoni i qëndrueshëm i ngrohjes është prioritet – institucionet në koordinim të rregullt

12/09/2025
Next Post
OKB bën thirrje për armëpushim në Gazë

OKB bën thirrje për armëpushim në Gazë

Rashford shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon në St. James’ Park ndaj Newcastle

18/09/2025

Zeqirija Ibraimi: VLEN e ka dëshmuar veten jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal

18/09/2025

Izet Mexhiti, viziton klubin e hendbollit për femra WHC Çair: “Do të investojmë në sport dhe rini”

18/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk