Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi-Bassani: BB vazhdon me përkrahjen e politikave zhvillimore të vendit, përmes Strategjisë së partneritetit

26/05/2023
Besimi-Bassani: BB vazhdon me përkrahjen e politikave zhvillimore të vendit, përmes Strategjisë së partneritetit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Realizimi i projekteve në vend, të cilat janë pjesë e Strategjisë së partneritetit të Republikës së Maqedonisë me Bankën Botërore për periudhën 2019-2023, aktivitetet që janë duke u zhvilluar dhe thellimi i këtij bashkëpunimi ishin temë e takimit të sotëm të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me zëvendëskryetaren e Bankës Botërore, Antonella Bassani dhe zëvendëskryetarin rajonal të IFC-së, Alfonso García Mora.

Projektet infrastrukturore, ndërtimi i rrugëve lokale, modernizimi i arsimit, dixhitalizimi janë vetëm disa nga fushat në të cilat është fokusuar strategjia. Përkrahje e konsiderueshme i dedikohet edhe sektorit energjetik, veçanërisht nëpërmjet përmirësimit të efikasitetit energjetik, fushë kjo që do të jetë edhe në të ardhmen ndër prioritetet kryesore për tejkalimin e sfidave që sjell kriza energjetike, si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.

“Identifikimi i duhur i prioriteteve ka rëndësi të madhe për realizimin e sukseshëm të programit të ri dhe arritjen e qëllimeve të vendosura. Prioritetet që do të integrohen në Strategjinë e re duhet të rezultojnë nga ajo që është definuar si prioritet i Qeverisë në dokumentet strategjike nacionale, si dhe Programin e rritjes ekonomike, që përfshin reforma kyçe të miratuara së bashku me Bashkimin Evropian, të cilat paraqesin edhe përafrim më të shpejtë të vendit në BE” theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ndër sferat e identifikuara mbi të cilat do të bazohet bashkëpunimi i ardhshëm janë sigurimi i zhvillimit të qëndrueshëm të komunave, përmirësimi i cilësisë së ajrit, zhvillimi dixhital dhe tranzicioni energjetik.

Në këtë takim, u konfirmua fakti se politikat e zbatuara nga Qeveria, sigurojnë qëndrueshmëri afatmesme. Politikat e tilla, të përkrahura me projekte të konsiderueshme investuese dhe zbatimi i reformave do të shkaktojnë përshpejtimin e normave të rritjes ekonomike.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, takimin ku mori pjesë edhe guvernatorja Anita Angellovska Bezhovska, e realizoi në margjinat e takimit të Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, që mbahet në Tivar të Malit të Zi.

Previous Post

RMV/Gjysma e popullsisë së rritur, duhanpirës

Next Post

Kovaçevski-Marfi: Mbështetje e fuqishme nga SHBA për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën evropiane

Related Posts

Biznes

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

08/10/2025
Biznes

Ministrja Federale Austriake Klaudia Plakolm në vizitë pune në EVN Maqedoni

07/10/2025
Biznes

Dimitrieska-Koçoska: Maqedonia pjesë e SEPA-s, hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës, pagesat ndaj BE-së më të lira si për qytetarët ashtu edhe për bizneset

07/10/2025
Biznes

Banka Botërore i ka rritur projeksionet për Maqedoninë

07/10/2025
Biznes

Nga nesër Maqedobia pjesë e SEPA-s! Më shpejt dhe më lirë do të paguhet në euro

06/10/2025
Aktuale

Sllaveski: Nga nesër pagesat në euro më të lira dhe më të shpejta

06/10/2025
Next Post
Kovaçevski-Marfi: Mbështetje e fuqishme nga SHBA për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën evropiane

Kovaçevski-Marfi: Mbështetje e fuqishme nga SHBA për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën evropiane

Studimi: Kjo lloj pije e njohur ndikon në fillimin e depresionit

13/10/2025

E padëgjuar më parë: Ofertë prej 400 milionë eurosh për Lamine Yamalin

13/10/2025

Marrëveshja për paqe, Hamasi liron shtatë pengjet e para

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk