Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besar Durmshi realizoi takim me Koordinatoren e Përhershme të OKB-së Rita Kolumbia: Do të sigurojmë mbështetje për udhëheqjen e grave, rininë dhe zhvillimin social

25/09/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmshi, u takua sot me Koordinatorin e Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Dr. Rita Kolumbia. Në takim, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë ministritë e resorit, përmes projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta që synojnë promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social.
Fokusi i bisedës ishte forcimi i pozitës së grave në shoqëri, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, sipërmarrësisë dhe zhvillimit të aftësive udhëheqëse. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe politikave për barazinë gjinore dhe parandalimin e diskriminimit, si parakusht kryesor për rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Në të njëjtën kohë, u diskutuan edhe iniciativat për zhvillimin e politikave për të mbështetur të rinjtë, duke siguruar qasje më të madhe në arsim cilësor, trajnime në shkathtësitë moderne, mundësi punësimi dhe përfshirje aktive në proceset e vendimmarrjes.
Ministri Durmshi dhe Dr. Kolumbia biseduan edhe për rëndësinë e Samitit të dytë botëror për zhvillim social, i cili do të mbahet nga 4 deri më 6 nëntor në Doha, Katar. Samiti do të jetë platformë globale për të rinovuar dhe përforcuar angazhimet kryesore të Programit të Veprimit të Kopenhagës – çrrënjosja e varfërisë, krijimi i vendeve të denja të punës, promovimi i gjithëpërfshirjes sociale dhe barazisë.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, sektori privat dhe bashkësia akademike. Për më tepër, do të miratohet Deklaratë politike që do t’i detyrojë vendet anëtare të ndërmarrin hapa konkretë në avancimin e politikave sociale dhe në përmbushjen e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Në takim, u shpreh angazhim i përbashkët për të intensifikuar partneritetin midis Qeverisë dhe Kombeve të Bashkuara, me qëllim të mbështetjes së pavarësisë ekonomike të grave, krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve përmes iniciativave konkrete.

Previous Post

Kasami: Po modernizojmë dhe zhvillojmë hapësirat sportive

Next Post

Janevska: Po inkurajojmë përsosmërinë shkencore përmes qasjes falas në bazën shkencore udhëheqëse Web of Science

Related Posts

Maqedoni

Andonovski: Digjitalizimi është energjia e re e menaxhimit

29/10/2025
Maqedoni

Ramadani i reagon Ilievskit: Askush s’mund ta ndalë këmbën e shqiptarit në Bërvenicë

29/10/2025
Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë ndan 134 mijë euro për servisimin e automjeteve zyrtare

29/10/2025
Aktuale

Kasami: Deklarata ime për Kërçovën u nxor nga konteksti dhe u keqinterpretua

29/10/2025
Maqedoni

Arrestim në pikën kufitare Tabanoc, ja detajet

29/10/2025
Maqedoni

Nga paraburgimi, drejtori i “Higjienës Komunale” jep dorëheqje

29/10/2025
Next Post

Janevska: Po inkurajojmë përsosmërinë shkencore përmes qasjes falas në bazën shkencore udhëheqëse Web of Science

Andonovski: Digjitalizimi është energjia e re e menaxhimit

29/10/2025

Ramadani i reagon Ilievskit: Askush s’mund ta ndalë këmbën e shqiptarit në Bërvenicë

29/10/2025

Analiza e inteligjencës amerikane: Putini më i vendosur se kurrë për të vazhduar luftën

29/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk