Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Berisha: Nata e mbrëmshme ka ndryshuar fatet e Shqipërisë

21/02/2024
Berisha: Nata e mbrëmshme ka ndryshuar fatet e Shqipërisë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha, teksa ka mbajtur fjalën nga ballkoni i banesës së tij, aty ku çdo mbrëmje mblidhen simpatizantë të tij, u shpreh se, protesta e djeshme e opozitës ka ndryshuar fatet e vendit.

“Nata e mbrëmshme ka ndryshuar fatet e Shqipërisë. Katër arritje kryesore shënoi uragani i 20 shkurtit. E para; ju mbrëmë me uraganin tuaj shembët piramidën e mashtrimit të Edi Ramës dhe ja dogjët të gjitha ata miliona euro që kishte shpenzuar në luftën kundër opozitës.

Pas natës së djeshme, Edi Rama nuk mashtron dot as njerëzit e tij më të afërt e jo më shqiptarët. Me ç’fytyrë do të ju thotë ai shqiptarëve, pas uraganit të djeshëm se opozita është e dobët, se Sali Berisha është i izoluar.

Me ç’fytyrë do tu thotë Edi Rama shqiptarëve, se shqiptarët e duan, ndërkohë që ata dolën në uraganin më të madh që mbahet mend, pikërisht kundër aleancës së qelbësirave me në krye Edi Ramën.

Si do të ketë fytyrë Edi Rama, të mbajë ende peng me gjykatat e tij vulën e PD-së për Lul Bravën. Çdo mashtrim në të cilin Edi Rama e bazonte luftën e tij kundër opozitës, mbrëmë është shembur dhe me shembjen e këtyre mashtrimeve ka nisur dizintegrimi i klanit kriminal të rilindjes, i sektit kriminal të rilindjes.

Do ta shihni shpejt, socialistët e ndershëm do të zgjohen dhe do të kuptojnë se Edi Rama dhe rilindja ua ktheu partinë e tyre në një shpellë krimi. Miq mbajeni mend këto fjalë. Do ta shihni se si në fund, rilindja do të reduktohet në vetëm dy njerëz. Në dy njerëz, Edi Rama dhe Lulzim Brava.

A e dini pse? Sepse janë të vetmit që edhe në fund besojnë në mashtrimet e tyre. Rama beson se e duan shqiptarët, ndërsa Brava beson se i takojnë fondet publike të PD-së për ti përdorur për qëllimet e tij.

Arritja e dy e madhe e uraganit të 20 shkurtit, është jehon ndërkombëtare e jashtëzakonshme e tij. Vlerat e kësaj jehone janë të shumëfishta.

Nga njëra anë, secili nga pjesëmarrësit, secili nga ju, është parë nga publiku i vendeve të lira, SHBA, Gjermani, Italisë, Francë, Spanjë, Japonisë, Australisë, vendeve veriore si një luftëtari i votës së lirë, i pluralizmit, i antikorrupsionit, pra si qëndrestar i kauza të drejta.

Nga ana tjetër kjo jehonë paraqiti para gjithë botës Edi Ramën, si njeriu që dhunon zgjedhjet e qytetarëve shqiptarë, që arreston për motive politike, pa asnjë provë, fakt, dokument njëlloj si në Rusi dhe Teheran, Ugandë apo Tunizi, kryetarin e opozitës nga frika apo tmerri se ai kurrë nuk i fiton dot më zgjedhjet në këtë vend.

Por nga ana tjetër, kjo jehonë e jashtëzakonshme e uraganit të 20 shkurtit, u faktoi qytetarëve, parlamentarëve, qeverive në mbarë botë, se Edi Rama u mohon të drejtat kushtetuese parlamentarë të opozitës, nuk lejon krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, për të hetuar vjedhjet e tij të mëdha me djegësat, sterilizatorët, PPP-të, portin e Durrësit, parkun e Butrintit.

Për të hetuar 140 udhëtimet e tij në 18 muaj me avion taksi që niset nga Rinasi jashtë çdo kontrolli dhe me të cilin thuhet se transportohen me baule diplomatike, qindra ton drogë dhe qindra milionë euro të vjedhura shqiptarëve, dhe qindra milionë narko euro të klaneve të tij narkotrafikante.

Ai nuk lejon hetimin e tij sepse është i zhytur kokë e këmbë në krime monstruoze.”, tha ndër të tjera Berisha në fjalën e tij.

Previous Post

Gordana Siljanovska-Davkova kandidate e VMRO-DPMNE-së për president të shtetit

Next Post

Austria i kërkon Kosovës progres të shpejtë në dialogun me Serbinë

Related Posts

Shqipëri

Rama pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë: Ditë e frytshme, vendosëm për investime në disa sektorë

16/05/2025
Showbiz

Publikohet renditja e performancave në Eurovision 2025, ja kur do të këndojë Shkodra Elektronike në finalen e madhe të Bazelit

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Shqipëri

Një 38-vjeçare vetëvritet me armë zjarri në Tiranë

16/05/2025
Shqipëri

Europa “zbarkon në Tiranë”, demokratët protestojnë për zgjedhjet

16/05/2025
Aktuale

Sot mbahet samiti i Komunitetit Politik, 47 liderë evropianë zbarkojnë në Tiranë

16/05/2025
Next Post
Austria i kërkon Kosovës progres të shpejtë në dialogun me Serbinë

Austria i kërkon Kosovës progres të shpejtë në dialogun me Serbinë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk