Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Berisha drejt arrestimit/ Kuvendi autorizon sot kërkesën e SPAK

21/12/2023
Berisha drejt arrestimit/ Kuvendi autorizon sot kërkesën e SPAK
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi mblidhet sot në një nga seancat më të rëndësishme plenare, ndërsa në pikë të parë të rendit të ditës është dhënia e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Vetë Berisha ka paralajmëruar se nuk do të njohë vendimin e Parlamentit. Ndërsa e enjtja parlamentare pritet të prodhojë kaos me flakadanë brenda sallës së Kuvendit dhe paralelisht protestë në ambientet e jashtme.

Këtë herë, pas vetes, për të kundërshtuar SPAK-un dhe për skenarin e së enjtes, Berisha ka edhe deputetin Gazment Bardhi, i cili në një prononcim të mëhershëm theksoi se “detyra jonë është të vijojmë aksionin brenda sallës”.

Por çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend? Cilët janë skenarët që parashikohen?!

Seanca plenare këtë të enjte nis me shqyrtimin dhe votimin e raportit të Këshillit të Mandateve, këshill i cili i dha dritën jeshile autorizimit të kërkuar nga SPAK, për arrestin me burg apo arrest shtëpie për deputetin Sali Berisha.

Deputetët e opozitës pritet të mbërrijnë në parlament rreth orës 9. Së bashku me ta do jenë edhe tre deputetët më të fundit të përjashtuar me 10 ditë Edmond Spaho, Kastriot Piroli dhe Saimir Korreshi.

Burime për Top Channel nga grupi parlamentar i PD pohojnë se do të përsëriten të njëjtat veprime si seancën e shkuar. Të tentuarit në çarjen e kordonit të gardës për të mundësuar futjen në parlament edhe të tre kolegëve të tyre të përjashtuar, gjë e cila do të bllokojë hyrjen në sallën plenare të deputetëve socialist.

Nuk përjashtohet mundësia e bllokimit të ligjvënësve socialist në hyrjen kryesore të kuvendit dhe në atë anësore nga krahu Akademisë së Shkencave. Nëse ky skenar do të vihet në veprim, atëherë do të kemi përsëritjen e situatave me protestat e Lulëzim Bashës në 2019, kur bllokohej hyrja e deputetëve socialist nga protestuesit e tij.

Deputetët e opozitës e kanë bërë të qartë se nuk do të jenë prezent momentet kur do të votohet raporti këshillit të mandateve, moment i dhënies fuqi absolute autorizimit të kërkuar nga SPAK për deputetin Berisha. Në rendin e ditës të kësaj seance të fundit të parlamentit për këtë vit, janë edhe projektligji me ndryshimet e ngritjes të Komisioneve Hetimore Parlamentare, një tjetër projektligj për ndryshime në ligjin e tatimeve, si edhe tre ratifikime marrëveshjes ndërkombëtare

Previous Post

Moti me vranësira të ndryshueshme

Next Post

Lloga porosi Apasievit: Neofashisti që feston fitoren ndaj Titos së tij

Related Posts

Aktuale

Tragjedi e përgjakshme në Veles – tre të vdekur, vrasësi i mori jetën vetes

15/09/2025
Aktuale

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025
Aktuale

Burim Latifi lidh energjetikisht Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe Kosovën

15/09/2025
Aktuale

Muhamed Murtezi sfidon kundërkandidatin e koalicionit AKI, e fton në debat publik

15/09/2025
Shqipëri

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët

15/09/2025
Shqipëri

“Leskovac”, Vuçiç konfirmon stadiumin ku do luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

14/09/2025
Next Post
Lloga porosi Apasievit: Neofashisti që feston fitoren ndaj Titos së tij

Lloga porosi Apasievit: Neofashisti që feston fitoren ndaj Titos së tij

Hetimi për vrasjen e trefisht në Veles ka përfunduar, trupat e tre të ndjerëve janë dërguar për autopsi

15/09/2025

“Faleminderit Amerikë!” E vërteta doli në dritë, lufta jonë ishte e drejtë – Mesazhi i fuqishëm i Ali Ahmetit pas zhvillimeve në Hagë

15/09/2025

Rubin: Akuzat janë trillime të rusëve dhe serbëve!

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk