Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Beqiri dhe Qaka: Jemi gati për sfidën e madhe ndaj Qarabag

11/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkëndija e Tetovës, nesër do ta luaj ndeshjen e kthimit ndaj Qarabagut të Azerbejxhanit të vlefshme për raundin e tretë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve. Skuadra e Jeton Beqirit ka udhëtuar drejt tokës azere me synimin për të bërë një befasi tjetër në Europë, ku do të kërkojë që negativën nga 0:1 në Shkup ta kthejë në favorin e saj dhe të vazhdojë garat në kompeticionin e Ligës së Kampionëve.

Jeton Beqiri:
“Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se ne në këtë ndeshje nuk kemi situatën se çfarë do të humbim nga ndeshja e parë, për shkak se ne kemi humbur atë. Është e rëndësishme që të futemi në lojë dhe të provojmë gjithçka për gjithçka. Të jemi një skuadër e organizuar, skuadër e cila do të jetë agresive në sulm, normalisht edhe do të mbrohet mirë dhe është e rëndësishme që disa nga ato rastet e krijuara, të shënojmë dhe pastaj në futboll gjithçka është e mundur, unë kam shumë shpresë se do të bëjmë një paraqitje të mirë dhe shpresoj që ne të jemi skuadra që do të gëzohet në fund”.

“Mendoj që në ndeshjen e parë nuk e kishim freskinë e duhur fizike sa i përket skuadrës normalisht dhe në këtë aspekt ekipi i Qarabag ishte shumë më mirë, veçanarisht në pjesën e parë. Besoj që një nga faktorët që vendosën në ndeshjen e parë, ishte edhe goli i pranuar nga ana jonë, ishte një gol aksidental dhe pastaj ekipet e mira dijnë ti shfrytëzojnë rastet, ku patën edhe disa raste tjera për të na ndëshkuar, por edhe ne patëm rastet tona që nuk arritëm ti shfrytëzojmë”.

“Ne nuk u paraqitëm mirë në pjesën e parë në ndeshjen në Shkup. Besoj që edhe ajo që përmenda më herët, freskia fizike kishte ndikimin e vet, por e rëndësishme është që rezultati ende është aktiv dhe ne kemi shpresë se këtu do të luajmë më mirë, kemi shpresë se do të bëjmë një ndeshje të madhe dhe besoj që ne do të jemi ata që në disa momente do ta rrezikojmë Qarabag-un, për shkak se presioni psikologjik nuk do të jetë në anën tonë dhe ne do të tentojmë të fitojmë dhe normal të kualifikohemi”.

Kamer Qaka:
“Presim një ndeshje të vështirë, por kemi shpresa të mira për lojën. Do të bëjmë një ndeshje të fortë përballë një kundërshtari shumë të fortë dhe don Zoti me fitore”.

“Nuk kam asnjë lojtar të preferuar. Është një lojë ekipore dhe është skuadër shumë e fortë. Ne hyjmë në lojë për të fituar ndeshjen. Kështu mendojmë të gjithë lojtarët jo vetëm unë. Por, do të jetë shumë sfidë e vështirë, por ne do të shkojmë për rezultat pozitiv”.

Qarabag FK mbetet favorit ashtu si në ndeshjen e parë, teksa tashmë ka edhe një përparësi shtesë, pasi luan në shtëpi dhe pranë publikut vendas.

Dueli Qarabag – Shkëndija luhet nesër në Baku, duke nisur nga ora 18:00.

Previous Post

Gjobitet Katy Perry

Next Post

Antikorrupsioni tregon se çfarë nuk lejohet të bëhet para zgjedhjeve lokale

Related Posts

Maqedoni

Çairi me rezultat aktiv – do të ndjekë tre gola diferencë për raundin e tretë kundër Mlinotest Ajdovscina

27/09/2025
Sport

Incident i pazakontë në Turqi/ Ish-futbollisti i Interit ndëshkohet me karton të kuq

27/09/2025
Sport

Atletico flet me gola, Real Madrid hesht në Wanda

27/09/2025
Sport

Arsimi mposht Shkupin në një ndeshje me gjashtë gola

27/09/2025
Sport

Shqipëria hap ‘luftën’, kërkon yllin e Turqisë, FSHF nis bisedimet

27/09/2025
Sport

Shqipëria hap ‘luftën’, kërkon yllin e Turqisë, FSHF nis bisedimet

27/09/2025
Next Post

Antikorrupsioni tregon se çfarë nuk lejohet të bëhet para zgjedhjeve lokale

Tuna rikthehet në muzikë me këngën e re “Ça kom ni”

28/09/2025

Vazhdon rrënimi i BDI-së në Tearcë – anëtari i degës i bashkohet VLEN-it, poston fotografi me Amir Elezin

28/09/2025

VLEN: Ali Ahmeti është kumbar biznesi i Mijallkovit dhe Vuçiqit

28/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk