Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Beqiri dhe Ibraimi: Qarabag ekip cilësor, por jo gjithmonë fiton favoriti

04/08/2025
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkëndija e Tetovës nesër do të luaj duelin e parë ndaj Karabahut të Azerbejxhanit në kuadër të xhiros së tretë eliminatore në Ligën e Kampionëve. Pasi siguruan grupet e Ligës së Konferencës, skuadra e Jeton Beqirit vazhdon rrugëtimin europian në Çampions, aty ku në këtë moment i pret një detyrë e vështirë përballë një ekipi që luan ndër vite vazhdimisht në Kupat e Europës. Nga tabori kuqezi, një ditë para kësaj sfide janë shprehur me maruri dhe respekt ndaj kundërshtarit, duke thënë se janë të gatshëm për të dhënë maksimumin për këtë ndeshje.

“Normalisht çdo skuadër në Kupat e Europës i ka cilësitë e veta, pavarësisht a është Qarabagu apo bëhet fjalë për ndonjë skuadër tjetër. Është e rëndësishme që ne të jemi në nivelin maksimal si skuadër dhe pastaj duke bërë analiza gjatë javës, duke analizuar pikat e forta të atyre, do të mundohemi që ti neutralizojmë dhe do të mundohemi që nga rastet e krijuara ti shfrytëzojmë ato”, ka thënë fillimisht Jeton Beqiri.

Tekniku i tetovarëve edhe ka analizuar kundërshtarin nga Azerbejxhani.

“Bisedohet për një skuadër jashtëzakonisht shumë serioze, një skuadër e cila nga 12 kampionatet e fundit, ka fituar 11-të. Diskutohet për një skuadër që ka një trajner që udhëheq ekipin për 17 vite rresht, që është diçka e jashtëzakonshme, me një trajner shumë serioz dhe shumë të mirë. Por, ne duke e respektuar kundërshtarin, nuk do të harrojmë në asnjë moment që të respektojmë edhe veten. Të dalim të bëjmë maksimumin, të respektojmë fanellën dhe në të njejtin moment është shumë e rëndësishnme që të bëjmë një paraqitje në nivelin më të lartë tonin, për shkak se ndeshjet e Ligës së Kampionëve nuk fitohet ose nuk luhen duke qenë në nivel më poshtë. Unë edhe pas ndeshjes së parë me Steauan, nuk isha i kënaqur me lojën dhe e dija që për të kaluar, duhet të luajmë më mirë dhe besoj që normalisht do ti kemi shanset tona, duhet të jemi shumë të fokusuar, duhet të jemi shumë agresiv dhe duhet të mundohemi që rastet të cilat do të na paraqiten, ti shfrytëzojmë një nga ato”, është shprehur Beqiri.

Ndërkohë Besart Ibraimi ka thënë se janë të gatshëm për ndeshjen dhe jo se gjithmonë fiton favoriti.

“Unë besoj që nëse e japim maksimumin si në ndeshjet ndaj TNS-së dhe FCSB-së, shpresoj që edhe Qarabag nuk është ndonjë ekip nuk mundet ta kalojmë. Normal ato janë favorit, por e rëndësishmja është që ne jemi të gatshëm, jemi një grup i mirë, punojmë fortë, e kemi analizuar ekipin kundërshtar dhe besojmë që do të bëjmë diçka më të mire. Presionin e kishim me TNS-në në ndeshjen e parë. Presion ndaj Steauas nuk e kishim, e dhamë më të mirën dhe shpresoj që presion ndaj Qarabagut të mos kemi ne. Çdo gjë që na vjen, do të jetë më e mirë për ne. Ne jemi të gatshëm edhe për këtë ndeshje edhe të kemi pak fat, pse mos ti eliminojmë. Dua ta them, se Qarabag është ekip cilësore, është favorit, por nuk fiton çdo herë favoriti”, ka thënë Besart Ibraimi.

Previous Post

“Burri që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen”, vajza sekrete e Putinit e kritikon atë për luftën në Ukrainë

Next Post

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës

Related Posts

Sport

Ardon Jashari është futbollist i ri i Milanit, marrëveshja totale mes dy klubeve

04/08/2025
Maqedoni

Shkëndija nesër luan duelin e parë ndaj Karabahut

04/08/2025
Sport

Zbulohen detaje nga kontrata e re e Armando Brojës

04/08/2025
Maqedoni

Rruga drejt grupeve të Champions, Shkëndija me fat në short

04/08/2025
Aktuale

Mexhiti: Edhe 1.5 milionë euro për Çairin, për të rinjtë e Çairit, për sportin, për jetën aktive!

04/08/2025
Sport

Xhaka pas debutimit me Sunderland: Ky është vetëm fillimi

03/08/2025
Next Post

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës

Kasami dhe Ganiu në Uashington: Tetova dhe Çairi anëtarë të rinj me të drejta të plota në Sister Cities International

04/08/2025

Elvana Gjata dhe Irkenc Hyka publikojnë këngën “Sa të du”

04/08/2025

Ardon Jashari është futbollist i ri i Milanit, marrëveshja totale mes dy klubeve

04/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk