Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bekteshi: Me investime në laboratorë dhe teknologji të reja për cilësi më të mirë dhe mbrojtje të konsumatorit

19/05/2023
Bekteshi: Me investime në laboratorë dhe teknologji të reja për cilësi më të mirë dhe mbrojtje të konsumatorit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka mbajtur sot fjalim në manifestimin me rastin
e Ditës Botërore të Metrologjisë, 20 majit, të organizuar nga Byroja e Metrologjisë.
Ministri përgëzoi punonjësit dhe drejtorin Abdul-Selam Selami dhe u uroi suksese në
punën e tyre.
“Byroja e Metrologjisë, si organ në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, është institucion
shtetëror i metrologjisë, i cili i kryen ato matje, të sakta dhe precize, të barabarta me
matjet në botë. Si hallka më e rëndësishme në infrastrukturën e cilësisë, Byroja e
Metrologjisë jep një kontribut thelbësor për tejkalimin e barrierave teknike, për tregtinë e
drejtë si dhe për kujdesin ndaj konsumatorit. Besoj se do të pajtoheni me mua se tregtia
e ndershme dhe mbrojtja e konsumatorit nuk është e mundur pa një sistem metrologjik
të zhvilluar.
Metrologjia është shumë e rëndësishme dhe do të ishte shumë e vështirë të imagjinohej
bota moderne e tregtisë dhe industrisë pa një institut të tillë. Duhen pajisje moderne për
të kryer punën në fushën e metrologjisë”, tha në fjalën e tij ministri Bekteshi. Ministri
kujtoi arritjet e Byrosë së Metrologjisë me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe
Qeverisë.
“Në vitin 2019 u ble laboratori mobil për testimin e cilësisë së karburanteve, i cili u
akreditua në fillim të vitit 2020. Ai është i akredituar për 16 metoda të testimit të
benzinës dhe naftës. Që nga akreditimi, e deri më sot, Inspektorati Shtetëror i Tregut e
përdor vazhdimisht këtë laborator në kontrollin e tregut vendor të karburanteve të
lëngëta. Dhe në kohën më të shkurtër të mundshme, rezultatet e testimit të cilësisë së
naftës dhe derivateve të naftës merren në vend, gjë që është e një rëndësie vendimtare
gjatë kryerjes së importeve dhe mbikëqyrjes së tregut vendor.Për shkak të
pamundësisë së Inspektoratit Shtetëror të Tregut për të kontrolluar cilësinë e mazutit të
importuar në vend, pasi u konstatua se në vend po importohet mazuti i cilësisë së ulët
dhe të rrezikshëm, në vitin 2021 Qeveria autorizoi Byronë e Metrologjisë që të të
sigurojë pajisje për testimin e cilësisë së karburantit. Pajisja është blerë dhe akredituar brenda tre muajve me shtatë instrumente matëse për testimin e më shumë se 10
parametrave të mazutit, dhe në përputhje me të gjitha kërkesat e standardit MKS
B.H2.430, për testimin e cilësisë së naftës dhe karburantit, vajrat”, tha ministri.
Lidhur me projektet e mëposhtme për të cilat Byroja e Metrologjisë është duke punuar,
ministri Bekteshi tha se paralelisht me zhvillimin e rrjeteve të gazsjellësit, lindi edhe
nevoja për testimin dhe verifikimin e matësve të gazit dhe korrigjuesve elektronikë të
vëllimit të gazit.
“Për shkak të faktit se në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ekziston laboratori
për ekzaminim dhe verifikim të matësve të gazit dhe korrigjuesve elektronik të vëllimit të
gazit, Byroja e Metrologjisë bëri përpjekje për të krijuar një laborator për vlerësimin e
konformitetit dhe verifikimin e llojeve të specifikuara të njehsorëve. Përkatësisht, për
shkak të mosekzistimit të një laboratori të tillë për ekzaminim dhe verifikim të matësve
të gazit dhe korrigjuesve elektronik të vëllimit të gazit, të gjitha instrumentet matëse
(matësit e gazit) janë verifikuar jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut në
laboratorë përkatës të pajisur dhe të akredituar. Këto ditë në qendrën laboratorike të
Byrosë së Metrologjisë po instalohen pajisjet matëse për verifikimin e matësve të gazit
dhe do të plotësojnë plotësisht kërkesat e standardeve evropiane për vlerësimin e
konformitetit dhe verifikimin e matësve të gazit”, tha ministri.
Në fund, ministri tha se përkrahja për zhvillimin e mëtutjeshëm të Byrosë së
Metrologjisë, si dhe të sistemit të metrologjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
do të vazhdojë të jetë prioritet i Ministrisë së Ekonomisë, me qëllim të përmirësimit të
konkurrueshmëria, prodhimi, tregtia, si dhe cilësia e jetës për të gjithë ne.

Previous Post

Mehmedi: Heqjen e “20 përqindëshit” do ta shtyjmë përpara

Next Post

Dy tunele 50 metra nëntokë, zbulohet bunkeri sekret i Putinit: Mbrojtje nga lufta bërthamore

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Dy tunele 50 metra nëntokë, zbulohet bunkeri sekret i Putinit: Mbrojtje nga lufta bërthamore

Dy tunele 50 metra nëntokë, zbulohet bunkeri sekret i Putinit: Mbrojtje nga lufta bërthamore

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk