Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Bekteshi: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të rëndësishëm në procesin e dekarbonizimit dhe në një krizë energjetike po zbatojmë agjendën e gjelbër

30/06/2023
Bekteshi: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të rëndësishëm në procesin e dekarbonizimit dhe në një krizë energjetike po zbatojmë agjendën e gjelbër
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Tepelenë të Republikës së Shqipërisë
mori pjesë në takimin joformal ministror të Komunitetit të Energjisë. Takimi u drejtua nga
Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së
Shqipërisë, që është vendi kryesues i Komunitetit të Energjisë për vitin 2023.
Në takim fjalim mbajtën edhe Kurt Vanderberg, Drejtori Gjeneral i Drejtorisë për
aktivitete klimatike (DG CLIMA), Mehtild Vorsderfer, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i
Drejtorisë së Energjisë (DG ENER) dhe Artur Lorkovski, drejtor i Sekretariatit të
Komunitetit të Energjisë.
Në takim u diskutua për disa tema energjetike, të cilat mbulohen nga marrëveshja për
themelimin e Komunitetit të Energjisë.
Fokusi kryesor mes ministrave të Energjisë ishte planet dhe gatishmëria e sistemeve
energjetike të vendeve anëtare për dimrin e ardhshëm, si dhe u diskutua për zbatimin e
udhërrëfyesit për dekarbonizimin e Komunitetit të Energjisë.
Në fjalën e tij, ministri Bekteshi tha se politikat energjetike dhe klimatike në Maqedoninë
e Veriut janë plotësisht në përputhje me legjislacionin evropian dhe me Komunitetin e
Energjisë.
Ai theksoi se përkundër krizës energjetike, Qeveria është duke punuar në mënyrë
aktive paralelisht në kalimin e energjisë në energjinë e gjelbër, gjegjësisht në përdorimin
e diellit, erës dhe ujit për të ndryshuar gradualisht prodhimin e energjisë elektrike nga
qymyri në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme
“Meqenëse më shumë se 70% e emetimeve të gazrave serrë në Maqedoninë e Veriut
vijnë nga sektori energjetik, dekarbonizimi është një nga shtyllat kryesore të Strategjisë
Kombëtare për Zhvillimin e Energjisë deri në vitin 2040, Plani Nacional i Energjisë dhe
Klimës (NECP), Strategjia afatgjate e veprimit klimatik dhe kontributet e zgjeruara të
përcaktuara në nivel nacional (NDC) për ndryshimin e klimës, të gjitha të miratuara
gjatë viteve të fundit. Varësia e vendit nga importet e gazit natyror, si dhe nga shumica e  karburanteve, e bën skenarin e dekarbonizimit dukshëm të cenueshëm ndaj trazirave
në tregjet e qymyrit, naftës, gazit natyror dhe energjisë elektrike të shkaktuar nga
pushtimi rus në Ukrainë”, tha ministri Bekteshi.
Ministri tha se në kuadër të obligimeve të dekarbonizimit të ndërmarra nga Maqedonia e
Veriut, planifikohet mbyllja e termocentraleve Oslomej dhe Manastir në periudhën e
ardhshme dhe në këtë mënyrë të ndalohet prodhimi i energjisë elektrike nga qymyri, të
rritet përqindja e burimeve të rinovueshme në sektori energjetik, një proces që ka nisur
tashmë me investimet në centralet fotovoltaike, si dhe uljen e varësisë nga importi i
energjisë elektrike.
“Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në dekarbonizimin dhe
veprimet klimatike në dokumentet nacionale strategjike dhe të veprimit për energjinë
dhe klimën. Sipas Strategjisë së Zhvillimit të Energjisë, pjesa e BRE-ve në bruto
konsumi final i energjisë pritet të rritet, duke arritur në intervalin 35-45% në vitin 2040”,
tha Bekteshi dhe shtoi se vendi është i angazhuar fuqishëm për të garantuar sigurinë
energjetike, për diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji, tranzicionin energjetik
dhe investimet në energjinë e gjelbër.

Previous Post

(Video) Momenti i frikshëm kur një djalë 6-vjeçar bie 13 metra poshtë në një park argëtimi

Next Post

Reagojnë këshilltarët shqiptarë në komunën e Butelit: Iniciativa e Kostovskit vetëm me motive antishqiptare

Related Posts

Biznes

600 mijë euro për rrjetin modern dhe digjital të transmetimit në Maqedoni – nënshkruhet marrëveshje granti midis MEPSO dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)

15/10/2025
Biznes

Maqedonia e Veriut mban vendin e 80-të me 31% të popullsisë që blen online

14/10/2025
Biznes

Maqedonia fitoi çmimin prestigjioz për “Zhvillimin e Temës” në EXPO 2025 në Osaka

13/10/2025
Biznes

Borxhi 25 milionësh i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, kërkon zgjidhje urgjente

13/10/2025
Biznes

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

08/10/2025
Biznes

Ministrja Federale Austriake Klaudia Plakolm në vizitë pune në EVN Maqedoni

07/10/2025
Next Post
Reagojnë këshilltarët shqiptarë në komunën e Butelit: Iniciativa e Kostovskit vetëm me motive antishqiptare

Reagojnë këshilltarët shqiptarë në komunën e Butelit: Iniciativa e Kostovskit vetëm me motive antishqiptare

Ali Ahmeti nga Çairi: Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, në Evropë shkohet vetëm me Marrëveshjen e Ohrit

15/10/2025

Ali Ahmeti nga Çairi: Më 19 tetor të votojmë për Çairin e vërtetë me Bujar Osmanin

15/10/2025

Përgjimet e El Chekës, reagojnë BDI dhe VLEN

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk