Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bekteshi: Maqedonia e Veriut është destinacion stabil dhe i sigurt për investitorët amerikanë

12/07/2023
Bekteshi: Maqedonia e Veriut është destinacion stabil dhe i sigurt për investitorët amerikanë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, së bashku
me Zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiç dhe Drejtorin Ekzekutiv
të NOMA GAS Bajram Rexhepi, zhvilloi takim pune me përfaqësues të Bordit Drejtues
të Asociacionit të Biznesit Amerikano-Evropian Qendror (ACEBA), ku prezantoi
mundësitë për investime në Maqedoninë e Veriut.
Ministri Bekteshi në takim tha se SHBA-të janë një nga investitorët e huaj më të
mëdhenj në vend dhe se disa kompani amerikane nga industria e automobilave
operojnë me sukses në Maqedoninë e Veriut.
Shkëmbimi tregtar dhe bashkëpunimi i përgjithshëm bilateral ndërmjet Shteteve të
Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut ka shënuar rritje në dekadën e fundit, tha ministri
Bekteshi dhe shtoi se potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy
vendeve si dhe për rritjen e investimeve është i madh.
Ministri Bekteshi theksoi se Maqedonia e Veriut tashmë njihet nga investitorët tjerë si
destinacion stabil dhe i sigurt për investime, ndërsa përfaqësuesit e ACEBA-s i informoi
për mundësitë dhe përfitimet për investitorët e huaj në vend.
“Sipas legjislacionit aktual, mbështetja totale financiare që mund t'u paguhet
investitorëve të huaj në vend nuk mund të kalojë 50% të shumës së kostove të
investimit të realizuar. Kemi stimuj të mëdhenj për investitorët e huaj, si kthimin e
kostove të investimit, përjashtimin nga pagesa e tarifave komunale në pushtetin vendor
dhe tarifat e tokës, për lejet e ndërtimit, si dhe stimuj tatimorë”, tha Bekteshi.

Ministri shtoi se Qeveria ka krijuar një strukturë ekonomike për tërheqjen e investimeve
të reja të huaja që funksionon, që jep rezultate dhe për këtë dëshmojnë të dhënat për
vlerën historike rekord të investimeve të huaja direkte vitin e kaluar.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur bazat sistematike për
rritje dhe zhvillim ekonomik, besimin e investitorëve e fitojmë përmes rregullave të
qëndrueshme dhe transparente për mbështetjen e investimeve, të përfshira në “Planin
për rritje ekonomike” i cili është miratuar në vitin 2017. Kemi arritur të krijojmë një
sistem të tërheqjes dhe mbështetjes së investimeve që njeh dhe plotëson nevojat e të
gjithë investitorëve të huaj”, u tha Bekteshi përfaqësuesve të ACEBA-s dhe shtoi se
Qeveria do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e kushteve të investitorëve të huaj
që tashmë janë duke punuar në vend, por dhe krijimi i politikave për të tërhequr të reja.
ACEBA është një shoqatë udhëheqëse e biznesit amerikan e fokusuar në
bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Previous Post

Nga nesër deri më 16 korrik faza portokalli, rekomandohet që kategoritë më të rrezikuara të lirohen nga puna

Next Post

Barcelona i thotë ‘Jo’ transferimit të Neymar

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Barcelona i thotë ‘Jo’ transferimit të Neymar

Barcelona i thotë ‘Jo’ transferimit të Neymar

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk