Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Bekim Sali: Çka po ndodhë me sistemin shëndetësor?!

13/07/2023
Bekim Sali: Çka po ndodhë me sistemin shëndetësor?!
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I inspiruar nga paraqitjet publike të mikut tim Arben Taravari, i cili gjatë kohës kur isha ministër i Shëndetsisë shprehte shqetësime në lidhje me punën time në dikasterin e Shëndetsisë, kisha dashur vetëm shkurtmisht ta shohim se si është gjendja sot në këtë dikaster. Fillimisht i dëshiroj suksese në detyren e re qi ia ka dhënë vetes, atij të mediatorit që ta pajtojë Edi Ramën me Albin Kurtin. Nejse…

Si ish ministër i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, mbaj  ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj mirëqenies së qytetarëve të vendit tonë dhe avancimit të sistemit tonë të kujdesit shëndetësor.

Megjithatë, në kohën kur isha ministër për herë të parë ne siguruam me sukses ilaçin novator Trikafta për pacientët me fibrozë cistike, duke i dhënë përparësi shëndetit dhe mirëqenies së bashkëqytetarëve tanë. Është dëshpëruese të dëshmosh neglizhencën dhe indiferencën ndaj pacientëve që vuajnë nga fibroza cistike. Edhe më shumë dëshpëruese është të dëgjosh se pacientëve po u mohohet trajtimi që e meritojnë dhe shqetësuese është të mësosh për gjuhën nënçmuese të përdorur si “showmen” që shfaq një mungesë të plotë ndjeshmërie dhe mirëkuptimi. Dështimi i ministrit të fundit për të siguruar ilaçet e nevojshme për këta njerëz dhe mënyra e komunikimit me ata është thjesht i papranueshëm.

Gjatë mandatit tim, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës për herë të parë u hapën 8 degë të reja të studimeve specialistike. Sot, kemi 0 degë.

Në kohën kur kam qenë ministër i Shëndetësisë kemi siguruar me sukses përafërsisht 14 milionë euro investime, duke mundësuar pajisjen e objekteve spitalore nga qyteti i Kavardit deri në Strugë me pajisje moderne. Vëtem në Spitalin Klinik të Tetovës janë investuar 3.5 milionë euro pajisje. Sa keni investime në këtë spital dhe pse nuk ka? A ndjeheni njëlloj i shqetësuar kur sot edhe drejtori i Spitalit të Tetovës jep dorëheqje ?

Të mos harrojmë edhe klinikat universitare shtetërore, të cilat po përballen me sfida të shumta. Është shqetësuese të shohësh mungesë strategjie ose edhe një plani për t’i adresuar këto probleme.

Të nderuar, këto shqetësime nuk kanë për qëllim ta diskreditojnë ose minojnë ministrin aktual të Shëndetësisë, por për të hedhur dritë mbi fushat ku ne mund ta përmirësojmë kolektivisht për zhvillimin e sistemit tonë shëndetësor dhe mirëqenien e bashkëqytetarëve tanë.

Është koha që Ministria e Shëndetësisë të marrë përgjegjësi, të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve dhe të punojë drejt zgjidhjeve  reale. Ne presim transparencë, llogaridhënie dhe veprim të menjëhershëm për t’i përmirësuar këto çështje. Së bashku, le të avokojmë për një sistem të kujdesit shëndetësor që e ka me të vërtetë prioritet mirëqenien e qytetarëve .

Previous Post

Besimi: Me sukses u përmbyll procesi i emetimit të fletobligacionit të qytetarëve, qytetarët me interes dyfish më të lartë se ai që është publikuar

Next Post

Gjykata Kushtetuese kundërshton ministrin Lloga: Flet të pavërteta

Related Posts

Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Maqedoni

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e BDI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

04/11/2025
Maqedoni

Tetovarët presin që Kasami të zgjidh problemet infrastrukturore dhe të përfundoj projektet e nisura

04/11/2025
Maqedoni

Bekim Sali takohet me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari: Bashkëpunim i fuqishëm në kuadër të NATO-s

04/11/2025
Maqedoni

Në Kuvend u prezantua Raporti i Komisionit Evropian

04/11/2025
Next Post
Gjykata Kushtetuese kundërshton ministrin Lloga: Flet të pavërteta

Gjykata Kushtetuese kundërshton ministrin Lloga: Flet të pavërteta

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025

Struga merr fitore tjetër në kampionat, Rabotniçki dështon sërish

04/11/2025

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk