Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Begaj pret ministrin e Jashtëm të Turqisë: Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë të një rëndësie strategjike

29/01/2024
Begaj pret ministrin e Jashtëm të Turqisë: Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë të një rëndësie strategjike
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bajram Begaj, priti sot Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i Shtetit bisedoi me kryediplomatin turk për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe zhvillimet rajonale. Presidenti vlerësoi se Shqipëria dhe Turqia janë partnere strategjike dhe kanë një miqësi tradicionalisht shumë të mirë.

“Bashkëpunimi shqiptaro-turk, në të gjitha fushat, është një bashkëpunim i frytshëm”, u shpreh ai.

Presidenti i përcolli Ministrit të Jashtëm Hakan Fidan falënderimet për ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit, por edhe për investimet e tjera në vendin tonë. Turqia është ndër partnerët ekonomikë më të mëdhenj në Shqipëri dhe investimet turke kanë të punësuar më shumë se 15 mijë shqiptarë në vendin tonë.

Për sa u përket zhvillimeve në Ballkan, Presidenti Begaj vlerësoi: “Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla të rëndësishme për politikën shqiptare, që garantojnë paqe, siguri, stabilitet demokratik në rajon, si dhe janë parakushte për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian”.

Presidenti e vlerësoi rolin dhe kontributin e Turqisë në Ballkanin Perëndimor si një partner i natyrshëm e historik për paqen dhe sigurinë e rajonit.

Gjithashtu, ai e vlerësoi mbështetjen që Turqia jep për integrimin e Kosovës në organizmat rajonale dhe globale, si dhe lobimet e saj të fuqishme për njohjen e mëtejshme të Kosoves.

Previous Post

Kryeministri Xhaferi nesër mban seancën e parë të Qeverisë

Next Post

Kuvend, Gir takon kryeparlamentarin Mitreski

Related Posts

Shqipëri

100 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen Shqipëri – Anglisë, ja sa kushton një biletë

22/10/2025
Aktuale

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë edhe më të ashpër për Serbinë

22/10/2025
Botë

Britania e Madhe pret samitin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor

22/10/2025
Shqipëri

Dy të vrarë me armë zjarri në Durrës

22/10/2025
Shqipëri

Rama – politikanëve britanikë: Mbylleni atë dreq goje, mos i përmendni më shqiptarët

21/10/2025
Biznes

Ngrihen asetet në Serbi e Maqedoni të biznesmenit Markovski,dyshohet për abuzime me tenderë

21/10/2025
Next Post
Kuvend, Gir takon kryeparlamentarin Mitreski

Kuvend, Gir takon kryeparlamentarin Mitreski

Adnan Azizi: Në Çashkë fitoi kandidati i përbashkët, nuk është komunë e AKI-së

22/10/2025

Mexhiti: Kjo është fitore e pastër, e ndërtuar me besim dhe dashuri për Çairin

22/10/2025

Gjeorgjievski: Shkupit nuk i duhet eksperiment

22/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk