Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë

24/06/2024
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian vendosi sot sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë. Sanksionet kanë vënë në shënjestër flotën e cisternave që dyshohet se përdoret nga Moska të transportojë gaz natyror të lëngshëm nëpër Evropë. Rusia dyshohet se drejton një ‘flotë fantazmë’ për t’iu shmangur sanksioneve dhe për të ndihmuar në financimin e luftës. Blloku evropian gjithashtu njoftoi se ekziston një plan për përdorimin e fondeve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën.

Kjo është paketa e 14-të e sanksioneve kundër Rusisë si ndëshkim për agresionin e Moskës në Ukrainë.

Masat e reja godasin rieksportimin e gazit të lëngshëm rus në vendet e treta nëpërmjet BE-së dhe ndalojnë investimet e reja për të ndihmuar Rusinë të përfundojë projektet e gazit të lëngshëm në të cilat tashmë ka filluar punën.

Bashkimi Evropian vlerëson se rreth 4 deri 6 miliardë metër kub gaz i lëngshëm nga Rusia është dërguar në vendet e treta përmes Bashkimit Evropian vitin e kaluar.

61 “entitete” të reja si kompani, banka, agjenci dhe organizata të tjera u shtuan në listën e sanksioneve të BE-së. Disa prej tyre janë kompani në Kinë, Turqi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shumica e tyre akuzohen se i ofrojnë Rusisë pajisje duke shkelur sanksionet e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, të sotëm në Luksemburg, u diskutua edhe për integrimin e Ukrainës në bllokun evropian.

“Putini jo vetëm që donte të thyente Ukrainën, por edhe rendin evropian të paqes. Ai ka arritur të kundërtën. Ukraina është më e lidhur me Bashkimin Evropian se kurrë më parë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që negociatat për integrimin e Ukrainës dhe Moldavisë në bllok të fillojnë tani. Bashkimi Evropian dhe NATO janë sigurimi i jetës për të gjithë ne dhe në të ardhmen kjo do të vlejë edhe për Ukrainën”, tha ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Rreth 50 zyrtarë të tjerë janë gjithashtu në shënjestër për t’iu ngrirë pasuritë, si dhe për të mos u lejuar të hyjnë në vendet e bllokut. Presidenti rus Vladimir Putin, ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, si dhe një mori ligjvënësish dhe disa oligarkë janë në mesin e më shumë se 1700 personave që janë përfshirë tanimë në këtë listë të bllokut evropian.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, tha para takimit se ai do të paraqesë një plan për të shmangur mundësinë e bllokimit nga ndonjë shtet anëtar të vendimit të BE-së për të përdorur të ardhurat nga fondet e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën.

“Kemi një proces që kjo të funksionojë shpejt. Kësti i parë i parave do të vijë javën e ardhshme, në korrik. Kësti i dytë do të vijë disa muaj më vonë. Për këtë duhet të përdoret një procedurë ligjore”, tha zoti Borrell.

Më shumë se 400 entitete të goditura më parë përfshijnë kompani që punojnë në sektorët e ushtrisë, aviacionit, ndërtimit të anijeve dhe makinerive, grupin mercenar Wagner, parti politike dhe banka.

Rreth 210 miliardë euro të Bankës Qendrore të Rusisë janë të bllokuara në vendet e BE-së. /VOA

Previous Post

Duka pas dënimit të Dakut nga UEFA: Futbolli s’e lejon nacionalizmin

Next Post

Taravari e nisi me shkarkim të drejtorëve ekonomikë! Deri të premten pritet të zgjidhet problemi i sallave kirurgjike

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post

Taravari e nisi me shkarkim të drejtorëve ekonomikë! Deri të premten pritet të zgjidhet problemi i sallave kirurgjike

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk