Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

08/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Europian u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që të respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri dhe të gjejnë kompromisin e nevojshëm për të përparuar me procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe zëvendëskryetarëve të organit ligjvënës.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të delegacionit në Kosovë, Bashkimi Evropian theksoi se “Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme” dhe se nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik që po pengon funksionimin normal të Kuvendit dhe institucionet e Kosovës.

“BE i bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që të respektojnë këtë vendim dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të përparuar me procesin e zgjedhjes së Kryetarit dhe Zëvendëskryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik!”, vijon deklarata e BE-së.

Kjo thirrje vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e Kosovës, e cila urdhëroi deputetët që përmes votimit të hapur të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit dhe ta përmbyllin konstituimin e tij brenda një afati prej 30 ditësh.

Procesi i konstituimit të Kuvendit të ri ka ngecur prej disa javësh për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes partive kryesore parlamentare, duke krijuar kështu një ngërç që po pengon ngritjen e institucioneve.

Previous Post

296 shqiptarë të avancuar dhe të punësuar në MPB!

Next Post

Kjo është temperatura ideale për të fjetur gjumë

Related Posts

Kosovë

Prokurori Beqë Shala ndalohet për 48 orë për marrje ryshfeti

27/10/2025
Aktuale

Arrestohet prokurori në Prizren, dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

27/10/2025
Kosovë

Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

26/10/2025
Kosovë

Kurti nuk i ka votat, dështon formimi i Qeverisë

26/10/2025
Kosovë

Kurti: Asnjë parti e opozitës nuk pranoi të na bashkohet

26/10/2025
Kosovë

KQZ tregon se cilat komuna shkojnë në balotazh e cilat jo

25/10/2025
Next Post

Kjo është temperatura ideale për të fjetur gjumë

Ja kur do të publikohet bashkëpunimi mes Noizyt dhe Dhurata Dorës

27/10/2025

Mexhiti: Fitorja e Feti Abazit në Bogovinë do të sjellë një nivel të ri të udhëheqjes lokale

27/10/2025

Levica e Strugës ka hapur front publik me çdo qytetar të Strugës që mbështet Mendi Qyrën!

27/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk