Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

BE s’komenton paralajmërimet e Serbisë për të penguar Kosovën drejt Këshillit të Evropës

05/04/2024
BE s’komenton paralajmërimet e Serbisë për të penguar Kosovën drejt Këshillit të Evropës
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Bashkimi Evropian tha se nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nga blloku evropian vetëm përsëritën thirrjet ndaj të dyja palëve që të zbatojnë me urgjencë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve një vit më parë.

Kosova është në pritje të vendimit për pranimin eventual në Këshillin e Evropës dhe gjasat për anëtarësim janë rritur pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë thirrje Qeverisë serbe që të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Neni 4 i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt të vitit 2023, thotë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Në pyetjen se a është Serbia duke e shkelur këtë marrëveshje, arritjen e së cilës e ka lehtësuar BE-ja, duke kundërshtuar pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dha një përgjigje të përgjithësuar.

“Nuk dua të hyjë në komente të asaj se çfarë është thënë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiq. Unë mund të përsëris se, bazuar në pritjet e Bashkimit Evropian, si Serbia ashtu edhe Kosova duhet pa vonesa të tjera të nisin të zbatojnë marrëveshjen për të cilën ishin pajtuar para më shumë se një viti në Ohër. Kjo është me rëndësi të madhe. Kur bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, çështjet e anëtarësimit i takojnë Këshillit të Evropës”, tha Stano, shkruan Radio Evropën e Lirë, transmeton Klankosova.tv.

Ai përsëriti thirrjet e BE-së për Kosovën dhe Serbinë që të fokusohen në zbatimin e marrëveshjes si çështje urgjente dhe se kjo, sipas këtij zëdhënësi, po u komunikohet palëve nga ana e bllokut.

“Nëse ata dështojnë, apo nëse vazhdojnë të dështojnë në zbatimin e asaj për çfarë janë pajtuar, kjo do të ketë pasoja serioze. Këto pasoja janë të lidhura me integrimin e tyre në BE”, tha Stano.

Previous Post

Komuna e Sarajit sanoi defektet në rrjetin e ndriçimit publik

Next Post

Taravari kërkon heqjen e 20% dhe zgjedhjen e presidentit në Kuvend

Related Posts

Kosovë

Pezullohet marrëveshja pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri

01/10/2025
Kosovë

Alarm para Serbisë/ Kombëtarja, probleme për këta dy lojtarë

30/09/2025
Kosovë

“Drejtësi për çlirimtarët”, më 17 tetor do të mbahen protestë në Tiranë

29/09/2025
Kosovë

Operacion i ndërlikuar shpëtimi: Detaje nga nxjerrja e trupit nga bunari në Pejë

29/09/2025
Kosovë

Osmani: Një pritje madhështore nga mërgata në Philadelphia të ShBA-së

28/09/2025
Kosovë

Osmani: Një pritje madhështore nga mërgata në Philadelphia të ShBA-së

28/09/2025
Next Post
Taravari kërkon heqjen e 20% dhe zgjedhjen e presidentit në Kuvend

Taravari kërkon heqjen e 20% dhe zgjedhjen e presidentit në Kuvend

Igli Tare sfidoi shtypjen nga komunizmi, historia e patreguar: I thashë shokut tim se do shkoja në Seria A

01/10/2025

Cara Delevingne me paraqitje mbresëlënëse në Javën e Modës në Paris

01/10/2025

Champions League/ PSG përmbys Barcelonës në shtëpi, “qytetarët” e Guardiolës barazojnë në Monako, 3 pikë edhe për Napolin e Arsenalin

01/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk