Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”

28/06/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që ishte paraparë të niste më 27 qershor në Beograd të Serbisë.

Kështu tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, teksa u përgjigj në një pyetje të parashtruar nga Radio Evropa e Lirë.

“Na vjen keq që edicioni i këtij viti, i financuar nga BE-ja, i ‘Mirëdita, dobar dan’ u ndalua në Beograd të enjten. BE-ja mbështet këtë festival përmes programit ‘Evropa kreative’. Festivali është një nismë për lëvdatë, që kontribuon në ndërtimin e urave përmes aktiviteteve kulturore mes njerëzve në Kosovë dhe Serbi përmes aktiviteteve kulturore”, tha Stano.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë më 27 qershor urdhëroi që festivali të mos mbahej, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë.

Paraprakisht, gjatë 27 qershorit grupe të djathtistëve dhe tifozëve bllokuan hyrjen në zonën ku ishte paraparë të bëhej hapja e festivalit.

Organizatorët e festivalit – nga Kosova dhe Serbia – kanë kritikuar vendimin e autoriteteve serbe, duke thënë se me ndalimin e mbajtjes së festivalit, shteti u rreshtua me huliganët.

Ky festival që nga viti 2014 mbahet herë në Kosovë dhe herë në Serbi dhe qëllimi i tij është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Shkëmbime të tilla janë pjesë e rëndësishme e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të shqetësuar për politizimin e nismave kulturore të organizuara nga shoqëria civile, që duan të promovojnë shkëmbimin ndërkulturor mes njerëzve”, tha zëdhënësi Stano.

Ai po ashtu tha se sipas standardeve të të drejtave të njeriut, autoritetet shtetërore e kanë për detyrë që të ofrojë kushte të sigurta për pjesëmarrësit.

“Nga Serbia si vend kandidat ne presim që t’i respektojë këto standarde”, tha Stano.

Më herët gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit, Serbia shfaqi “përsëri armiqësinë e saj të paepur ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me paqe dhe pajtim”./

Previous Post

U shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, reagon Erolld Musliu

Next Post

Princi William ndalon Harryn të kthehet në familjen mbretërore

Related Posts

Kosovë

Pavarësisht ngërçeve në formimin e qeverisë, Kosova miraton projektbuxhetin e vitit 2026

31/10/2025
Kosovë

Osmani sot pret në takim liderët e partive politike

31/10/2025
Kosovë

Gucati: Pas Strasburgut, protesta e ardhshme do mbahet në Shkup

30/10/2025
Kosovë

Nga lufta në Kosovë te udhëheqja në Walmart: Historia frymëzuese e Zekije Hasanit

30/10/2025
Kosovë

Rubin: Dënimi i Thaçit dhe liderëve të tjerë të UÇK pa asnjë provë do të ishte tragjedi dhe njollë për drejtësinë ndërkombëtare

29/10/2025
Kosovë

Siria njeh shtetin e Kosovës!

29/10/2025
Next Post

Princi William ndalon Harryn të kthehet në familjen mbretërore

Ushqimet më të mira që duhet të konsumoni gjatë vjeshtës

31/10/2025

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31/10/2025

Të gjithë po festonin, portieri “shpërthen” pas golit të Jasir Asanit (VIDEO)

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk