Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

BE përgatit më shumë sanksione ndaj Rusisë, Kremlini: Gati për sulm

03/02/2023
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian do të prezantojë paketën e tij të 10-të të sanksioneve kundër Rusisë më 24 shkurt, për të shënuar përvjetorin e agresionit të plotë të Rusisë në Ukrainë, tha një zyrtare e lartë e bllokut në Kiev të premten, ndërsa forcat ukrainase përgatiten për një ofensivë të pritshme ruse në javët e ardhshme.

Sanksionet do të vënë në shënjestër ndër të tjera, teknologjinë e përdorur nga makina e luftës ruse, tha në një konferencë shtypi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Sanksionet do të synojnë veçanërisht komponentët e përdorur në prodhimin e dronëve, tha ajo, duke përmendur Iranin si furnizuesin kryesor të Rusisë. Mbyllja e hapësirave që Kremlini përdor për të anashkaluar sanksionet do të jetë gjithashtu një përparësi, shtoi zonja Von der Leyen, e cila ishte në vizitën e saj të katërt në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i luftës.

Masat e sakta në paketën e ardhshme të sanksioneve të BE-së duhet të dakordohen nga 27 vendet anëtare të bllokut – një proces që mund të zgjasë për javë të tëra.

Zyrtarët e lartë të BE-së u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një shfaqje mbështetjeje për vendin që po lufton për t’iu kundërvënë forcave të Kremlinit dhe përpiqet t’i bashkohet BE-së si dhe NATO-s.

Samiti i fundit i tillë u mbajt në Kiev në tetor 2021 – disa muaj para fillimit të luftës. Vizita shumë simbolike është gjithashtu misioni i parë politik i BE-së i këtij lloji në një vend në luftë.

Takimi i nivelit të lartë erdhi pasi një 60-vjeçar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën të premten kur raketat ruse goditën qendrën e Toretskut, në rajonin lindor të Donetskut, tha zyra e prokurorit vendas në një deklaratë në Facebook.

Autoritetet ukrainase raportuan të premten se të paktën gjashtë civilë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të mëparshme.

Ndër viktimat ishin dy vëllezër, të moshës 49 dhe 42 vjeç, të vrarë kur bombardimet ruse shkatërruan një ndërtesë apartamentesh në rajonin verilindor të Kharkivit, tha zyra presidenciale e Ukrainës. Babai i tyre 70-vjeçar u shtrua në spital me plagë.

Gjithashtu, gjashtë persona u plagosën dhe 18 ndërtesa banimi, dy spitale dhe një shkollë u dëmtuan në një sulm rus në qytetin lindor të Kramatorskut të enjten, tha guvernatori Pavlo Kyrylenko. Katër persona humbën jetën kur një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh në atë qytet të mërkurën.

Zyrtarët evropianë ishin të vendosur për të vazhduar mbështetjen ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës, por ata nuk dhanë ndonjë hollësi të re në lidhje me rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Presidenti Zelenskyy tha se qëllimi i Ukrainës “është të fillojë negociatat këtë vit”. Por procesi ka të ngjarë të zgjasë me vite dhe do të kërkojë miratimin e reformave të gjera, duke përfshirë një shtypje të korrupsionit, ndërsa vendi merr miliarda dollarë ndihma. Kievi paraqiti zyrtarisht kërkesën e tij qershorin e kaluar.

Presidenti Zelenskyy tha se ishte bërë përparim për integrimin e mëtejshëm ekonomik të Ukrainës në BE në disa sektorë, duke përfshirë bujqësinë, industrinë, energjetikën dhe doganat.

Qeveria e Ukrainës është e prirur të marrë më shumë ndihmë ushtarake perëndimore, përveç tankeve të premtuara javën e kaluar, pasi palët ndërluftuese pritet të nisin ofensiva të reja sapo të përfundojë dimri. Kievi i ka kërkuar Perëndimit të sigurojë avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi./Voa

Previous Post

Si t’i mbani frutat e freskëta për 24 orë

Next Post

Moti sot do të jetë do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme bore në male

Related Posts

Botë

Bitcoin kap një rekord të ri pas tre muajsh

08/05/2025
Botë

Mesazhi i parë i Papës Leo XIV

08/05/2025
Aktuale

Ja kush është kreu i ri i Kishës Katolike

08/05/2025
Botë

Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut

08/05/2025
Botë

Qindra protestues pro-palestinezë arrestohen në Universitetin Kolumbias

08/05/2025
Botë

Bill Gates do dhurojë 200 miliardë dollarë për më të varfrit deri në vitin 2045

08/05/2025
Next Post

Moti sot do të jetë do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme bore në male

Sot përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09/05/2025

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

09/05/2025

VLEN: 9 dhe 10 Maji – Ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin!

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk