Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

BE në alarm, mbi 50 faqe interneti fallco

17/04/2023
BE në alarm, mbi 50 faqe interneti fallco
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Alarmi u dha nga Frontex, agjencia kufitare e BE-së, qe ka paralajmëruar turistët jashtë BE-së që të jenë të kujdesshëm në lidhje me dhënien e të dhënave të tyre personale, duke qenë se tani ka më shumë se 50 faqe interneti jozyrtare që ofrojnë të merren me vizat turistike të kërkuara nga ETIAS.

“Duke qenë se procesi i aplikimit do t’u kërkojë udhëtarëve të paraqesin detajet e pasaportës së tyre, numrin e kartës së kreditit dhe të dhëna të tjera personale, është e rëndësishme të sigurohet që informacione të tilla të ndjeshme të mos keqpërdoren”, thuhet në një deklaratë të Frontex.

Sistemi ETIAS do të shërbejë për të gjurmuar udhëtarët e vendeve të treta, që hyjnë në BE, si dhe për të zbuluar nese ata që i kanë shkelur afatet e qëndrimit. Ky sistem do të zëvendësojë sistemin aktual të vulosjes manuale të pasaportave, i cili është shumë i ngadaltë, nuk ofron të dhëna të besueshme për kalimet kufitare dhe nuk lejon gjithnjë identifikimin e personave që kanë kaluar afatin e qëndrimit.

Pas disa shtyrjesh ne kohe ky sistem që do të lëshojë kundrejt pagesës autorizime udhëtimi për të hyrë në Zonën Shengen për shtetasit e 60 shteteve, ndër to edhe për Shqipërinë pritet që të bëhet plotësisht funksional nga mesi i vitit 2024.

Ky sistem do të regjistrojë të dhëna specifike për udhëtarët, si emrin e tyre, gjurmët e gishtërinjve, fytyrën, llojin e dokumentit të udhëtimit, datën dhe vendin e hyrjes, datën dhe vendin e daljes, si dhe periudhën e qëndrimit të tyre në zonën Shengen. Autorizimi Etias do të jetë i vlefshëm për tre vjet dhe do të kushtojë 7 euro për çdo aplikim. Tarifat do të zbatohen për të rriturit nga mosha 18 deri në 70 vjeç. Tarifa e vizës ETIAS do të mund të paguhet online nëpërmjet një karte krediti ose debiti.

Previous Post

Inter merr vendimin, Lukaku kthehet te skuadra e…

Next Post

Maqedoni, rreth 14.000 filloristë sivjet do të regjistrohen në shkollat e mesme

Related Posts

Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Botë

Ndahet çmimi “Nobel” për paqen, e fiton një politikane

10/10/2025
Botë

Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, godet rëndë infrastrukturën energjetike

10/10/2025
Botë

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushim në Gaza

10/10/2025
Next Post
Maqedoni, rreth 14.000 filloristë sivjet do të regjistrohen në shkollat e mesme

Maqedoni, rreth 14.000 filloristë sivjet do të regjistrohen në shkollat e mesme

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

10/10/2025

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025

Ahmeti nga Likova: Disa kanë frikë të pranojnë arritjet e UÇK-së

10/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk