Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

BE, ndihmë Greqisë/ 2,2 miliardë euro për të përballuar përmbytjet

12/09/2023
BE, ndihmë Greqisë/ 2,2 miliardë euro për të përballuar përmbytjet
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në deklaratat e përbashkëta me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis nga Strasburgu, njoftoi se Greqia do të mund të marrë ndihmë prej 2.2 miliardë eurosh nga BE-ja për fatkeqësitë e ditëve të fundit.

Pasi u informua nga Kryeministri grek për situatën që po mbizotëron në Thesali von der Leyen ka deklaruar:

“Europa është pranë njerëzve në nevojë dhe grekëve. Dhe dua që ju të dini se Europa është pranë Greqisë dhe grekëve. Ne jemi një union solidariteti dhe është shumë e rëndësishme që ju jeni sot këtu dhe kemi mundur të takohemi”– tha von der Leyen.

Më pas ajo u zotua se BE do të mobilizojë të gjitha burimet që mundet për të ndihmuar Greqinë të cilat janë përkatësisht:

Ndihma financiare evropiane të periudhës së mëparshme nga fondet e kohezionit të BE-së.

Ndihma financiare nga Fondi i Mbështetjes Evropiane.

Ndihma financiare nga dy fondet evropiane për politikën e përbashkët bujqësore.

Gjithashtu, Ursula von der Leyen premtoi se do të ngrejë në nivelin më të lartë çështjen e financimit të Greqisë me disa burime nga Fondi Europian i Solidaritetit në vlerën e 400 milionë eurove shtesë për vitin 2024,ndërsa njoftoi gjithashtu krijimin e një task- force për krahinën e prekur nga përmbytjet , Thesalinë.

“E di që si në raste të tjera mund të kemi mbështetjen tuaj personale, mbështetjen e BE-së siç ndodhi në kohë të vështira dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe sot”– tha Mitsotakis.

Më herët, Mitsotakis është takuar edhe me presidenten e PE Roberta Mecola, të cilën e ka infirmuar për gjendjen kritike të zonave të përmbytura. Sipas vlerësimeve të fundit mbi 700000 banorë janë prekur nga pasojat e stuhisë Daniel javën e kaluar dhe shumë zona të Thesalisë janë enden nën ujë.

Të paktën 15000 kokë bagëti janë groposur, dëmet në kulturat bujqësore dhe shtëpitë janë kolosale, ka probleme të mëdha me rrjetin e energjisë elektrike dhe ujin e pijshëm, ka ende rrugë nacionale të mbuluara me ujë, mes tyre edhe aksi kryesor Athinë Selanik, ndërsa ka rreziqe të mëdha për përhapjen e epidemive.

Previous Post

Osmani për vizitë pune në Bruksel

Next Post

FIFA aksion në Brazil, plot 11 lojtarë të dënuar për baste

Related Posts

Aktuale

Rubio: SHBA-ja tani e kupton më mirë çfarë kërkon Rusia për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

07/08/2025
Botë

Qyteti spanjoll ndalon festën e Fitër dhe Kurban Bajramit në vende publike

06/08/2025
Botë

Rrëshqitje dheu në Indi, fshati ‘fshihet’ në 15 sekonda: 200 të zhdukur dhe 5 të vdekur

06/08/2025
Botë

E rëndë në Gaza!Kamioni me ndihma ushqimore përmbyset mbi turmën e njerëzve!

06/08/2025
Botë

I dërguari amerikan arrin në Moskë para skadimit të afatit të SHBA-së për armëpushim në Ukrainë

06/08/2025
Botë

Skandali i CV-ve trondit politikën spanjolle, disa figura politike japin dorëheqjen pas falsifikimit të diplomave

05/08/2025
Next Post
FIFA aksion në Brazil, plot 11 lojtarë të dënuar për baste

FIFA aksion në Brazil, plot 11 lojtarë të dënuar për baste

Skandal në “Boris Trajkovski”: Qendra në kolaps, miliona denarë të humbur dhe pa përgjegjësi!

07/08/2025

Shtekli ka halucinacione se e ndjek mafia shqiptare, shtyhet gjykimi

07/08/2025

Qendra për Punë Sociale në Kumanovë fuqizon përfaqësimin shqiptar, 9 punësime dhe 5 avancime nën drejtimin e Erdi Mehmetit

07/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk