Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

BE kritikon Serbinë për takimin e paralajmëruar të Vulinit me Putinin

03/09/2024
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian (BE) ka paralajmëruar Serbinë se mbajtja e lidhjeve me Moskën gjatë agresionit rus kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut, e as me procesin e anëtarësimit në të.

Ky reagim i Brukselit vjen pas një takimit të planifikuar të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin me presidentin rus, Vladimir Putin, në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor (EEF), i cili mbahet nga 3 deri më 6 shtator në Vladivostok të Rusisë.

“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës,” tha BE-ja për Radion Evropa e Lirë (REL) më 3 shtator.

BE-ja “dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si partnerë të besueshëm evropianë për parime, vlera, siguri dhe prosperitet të përbashkët”.

Kabineti i Putinit tha se presidenti rus do të takohet me Vulin më 4 shtator. Po ashtu, Putini do të takohet në të njëjtën ditë edhe me kryeministrin e Malajzisë dhe zëvendëspresidentin e Kinës.

“Nëse i lejohet Orbanit, mund t’i lejohet edhe Vulinit”
Duke iu përgjigjur pyetjes së REL-it për takimin e Vulinit me Putinin, kryeministri serb Millosh Vuçeviq tha se njoftimin për atë takim e ka parë në media.

Ai tha se “nuk është asgjë epokale e as aq e tmerrshme” që Vulini do të takohet me Putinin në Rusi.

“Ne nuk i kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Federatën Ruse, nuk është e ndaluar që dikush të takohet me përfaqësuesit e Federatës Ruse”, shtoi Vuçeviq gjatë një turneu në Novi Pazar, në Serbinë jugperëndimore.

Vuçeviq theksoi se Serbia nuk inkurajon luftën në Ukrainë dhe nuk mbështet shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.

“Ne votuam për të gjitha rezolutat që konfirmojnë integritetin ukrainas, por ne nuk heqim dorë nga miqësia jonë me Federatën Ruse, nuk vendosëm sanksione, e as nuk e dëbuam ambasadorin. Përkundrazi, ne kemi komunikim normal”, theksoi ai.

Ai kujtoi gjithashtu se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, si lider i një shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ishte së fundmi në Moskë dhe u takua me Putinin.
“Nëse i lejohet Orbanit, sigurisht që mund të takohet edhe Vulini. Nuk shoh ndonjë dallim, apo qasje tjetër”, tha kryeministri i Serbisë.

“Ne nuk do të kërkojmë falje për politikën tonë dhe ta justifikojmë atë. Ne mund ta shpjegojmë politikën tonë,” përfundoi Vuçeviq.

Prej se e mori postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë në maj, Vulin e ka vizituar dy herë Rusinë.

Ai ka vazhduar të mbajë lidhje të ngushta me Kremlinin edhe pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Gjatë vizitave të tij në Moskë, ai vazhdimisht thekson se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Kremlinit.

Vulin – ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) – është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.

Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës, për çfarë është kritikuar nga Brukseli, të cili synon t’i bashkohet në atë ardhmen./REL

Previous Post

Gjenden eshtra në veri të Kosovës, fillojnë ekzaminimet mjekoligjore

Next Post

U fut për tu lartë, mbytet 18-vjeçari në lumin Buna

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Aktuale

Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

16/05/2025
Next Post

U fut për tu lartë, mbytet 18-vjeçari në lumin Buna

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk