Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

BE-ja paralajmërohen sanksione ndaj Izraelit

10/09/2025
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Evropa nuk duhet të lejojë përpjekjen për të minuar zgjidhjen me dy shtete dhe as ekzistencën e një shteti të qëndrueshëm palestinez. Ky ishte ndër mesazhet e fuqishme që kryetarja e Komisionit Evropian Ursule Von Der Lejen dha para eurodeputetëve duke paralajmëruar propozimin e masave konkrete ndaj Izraelit. E para e Komisionit Evropian tha se uria e shkaktuar nga njeriu nuk mund të jetë një armë lufte kurse autoritetet ekstremiste izraelite duhet të sanksionohen.

“Komisioni do të bëjë gjithçka që mund të bëjë vetëm. Ne do ta pezullojmë mbështetjen tonë bilaterale për Izraelin, do të ndalojmë të gjitha financat në këto rajone pa u prekur puna jonë me shoqërinë civile të Izraelit ose Yad Vashem. Do t’i bëjmë dy propozime të tjera Këshillit, do të propozojmë sanksione për ministrat ekstremistë dhe shkaktarët e dhunës dhe po ashtu do të propozojmë suspendim të pjesshëm të Marrëveshjeve të Asocimit që lidhen me çështjet tregtare. E treta, ne do të vendosim një grup donacionesh për Palestinën muajin e ardhshëm, përfshirë një instrument të dedikuar për rindërtimin e Gazës”, deklaroi Ursula Von Der Lejen, Kryetare e Komisionit Evropian.

Von Der Lejen tha se është e vetëdijshme që do të jetë e vështirë të sigurohet shumica e nevojshme për këto masa.

Ajo foli edhe për luftën në Ukrainë dhe shtoi se ajo duhet të përfundojë me paqe për Ukrainën. Von Der Lejen njoftoi se merr sipër një detyrë të re për fëmijët ukrainas.

“Janë dhjetëra mijëra fëmijë ukrainas fati i të cilëve është i paditur, të zënë në kurth, të kërcënuar, të detyruar të mohojnë identitetin e tyre. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që të mbështesim fëmijët ukrainas. Prandaj, bashkë me Ukrainën dhe partnerë të tjerë unë do të jem nikoqire e një Samiti të koalicionit internacional për kthimin e fëmijëve ukrainas. Çdo fëmijë i rrëmbyer duhet të kthehet”, tha Ursula Von Der Lejen, Kryetare e Komisionit Evropian.

Para deputetëve, Von Der Lejen nuk përmendi konkretisht zgjerimin por tha se në vendimet rreth politikës së jashtme, duhet t’i jepet fund unanimitetit.

“Unë besoj se ne duhet të lëvizim përpara. Unë besoj se ne duhet të kalojmë në një shumicë të kualifikuar në disa sektorë, për shembull, në politikën e jashtme. Është koha të çlirohemi nga kthetrat e unanimitetit. Qëllimi është që të jemi të sigurt se unioni është më i shpejtë dhe mund të arrijë rezultate”, u shpreh Ursula Von Der Lejen, Kryetare e Komisionit Evropian.

Von Der Lejen njoftoi se sa i takon teknologjisë dhe dixhitalizimit, BE-ja duhet të punojë në sigurinë kibernetike dhe parandalimin e dezinformatave. Paralajmëroi edhe kufizime në rrjetet sociale. Fëmijët duhet të edukohen nga prindërit, dhe jo nga algoritmet, tha Von Der Lejen.

“Miqtë tanë në Australi janë duke drejtuar një kufizim të mediave sociale. Unë e shikoj zbatimin e kësaj politike nga afër për të parë se cilat hapa të tjerë duhet t’i ndërmarrim ne këto në Evropë. Do të ftoj një panel ekspertësh për të më këshilluar për qasjen më të mirë për Evropën. Do t’i qasemi me kujdes dhe do t’i dëgjojmë të gjithë dhe gjatë gjithë kësaj do të drejtohemi nga nevoja për të fuqizuar prindërit dhe për të ndërtuar një Evropë më të sigurt për fëmijët tanë sepse kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve në internet, Evropa u beson prindërve dhe jo përfitimit”, u shpreh Ursula Von Der Lejen, Kryetare e Komisionit Evropian.

Ajo foli për planet dhe nevojën emergjente për të rritur vendet e punës, pavarësinë energjetike dhe atë të sigurisë në Bashkimin Evropian. /Alsat.mk

Previous Post

Fetai në Tiranë: Integrimi evropian, shtyllë kryesore për transformimin e shoqërisë sonë

Next Post

LVV-ja i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për nënkryetarin serb

Related Posts

Botë

Sulmi ajror rus në Ukrainë prek edhe Poloninë

10/09/2025
Botë

Tensionet në rajon, Polonia mbyll kufirin me Bjellorusinë

10/09/2025
Botë

BE dënon sulmin izraelit në Katar: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar

09/09/2025
Botë

Arratisje spektakolare në Beograd, dy të dyshuar për spiunazh zhduken pa gjurmë

09/09/2025
Botë

OKB dënon sulmin mbi Doha të Katarit

09/09/2025
Botë

Ministrja suedeze humb ndjenjat në konferencë, rrëzohet para gazetarëve

09/09/2025
Next Post

LVV-ja i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për nënkryetarin serb

Shkëndija e fiton 9:0 Jeni Malen, kualifikohet edhe Shkupi

10/09/2025

Presidentja Osmani reagon: Po rrezikojnë jetën e vajzave të mija të mitura

10/09/2025

Ademi: Vendosja e pllakës së çetnikun serb Vuk, sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë së RMV-së

10/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk