Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

BE-ja i vjen në ndihmë Greqisë në luftën me zjarret

13/08/2024
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për të tretën ditë me radhë, Greqia po vazhdon betejën kundër zjarreve masive afër Athinës, përderisa qindra zjarrfikës evropianë pritet t’iu bashkohen përpjekjeve për të shuar zjarrin vdekjeprurës që ka prekur pjesë të mëdha në periferi të kryeqytetit grek.

Për shkak të erërave të fuqishme, Greqia gjatë këtij viti po përballet me situatën më të rëndë me zjarre, që kanë detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kanë shkaktuar shkatërrim të madh përreth Athinës.

Të paktën një person ka vdekur dhe të paktën 66 të tjerë kanë pranuar ndihmë mjekësore, teksa edhe dy zjarrfikës janë lënduar gjatë luftës me zjarret.

“Jemi në nivel më të mirë në mbarë frontin”, tha Costas Tsigkas, kreu i shoqatës së zjarrfikësve grekë më 13 gusht.

“Por, sërish kushtet nuk do të jenë të lehta. Do të ketë erëra” dhe “çdo orë që kalon do të jetë më e vështirë”, tha ai për televizionin shtetëror, ERT.

Meteorologët kanë parashikuar temperatura deri në 38 gradë Celsius të martën në Athinë dhe erëra që do të arrijnë deri në 39 kilometra në orë. Afër 700 zjarrfikës, të mbështetur nga 200 makina për fikjen e zjarrit dhe nëntë avionë të martën u përfshin në përpjekjet për të shuar zjarret që shpërthyen pasditen e së dielës në qytezën Varnavas, rreth 35 kilometra në verilindje të Athinës, tha shërbimi i zjarrfikësve.

Të forcuara nga erërat e fuqishme, zjarret janë në një gjatësi prej 30 kilometrash dhe në disa vende, flakët arrijnë deri në 25 metra, sipas televizionit shtetëror grek.

Observatori Kombëtar i Greqisë tha të hënën se të paktën 10.000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret.

Qeveria greke u bëri thirrje shteteve të tjera që ta ndihmojnë dhe zjarrfikës, helikopterë, makina dhe pajisje të tjera nga Franca, Italia, Republika Çeke, Rumania, Serbia dhe Turqia pritet të shkojnë së shpejti në Greqi, thanë autoritetet.

Ditëve të fundit, Greqia ka evakuuar mijëra njerëz nga komunitete në periferi të Athinës. Sezoni i zjarreve gjatë kësaj vere në Greqi ka shkaktuar dhjetëra zjarre në baza ditore, teksa shteti ka regjistruar dimrin më të nxehtë dhe qershorin dhe korrikun më të nxehtë që kur ka nisur të mbledhë të dhëna më 1960./Rel

Previous Post

FBI konfirmon se po heton pasi ekipi i ish-Presidentit Trump akuzoi Iranin për sulm kibernetik

Next Post

Mexhiti: Edhe pas 23 viteve të nënshkrimit të MO, decentralizimi edhe më tej vazhdon të mbetet sfidë!

Related Posts

Botë

Grabitet Muzeu i Luvrit në Francë, mbyllen dyert për publikun

19/10/2025
Botë

Pritje deri në tri orë: Sistemi i ri Shengen shkakton kaos në kufi

19/10/2025
Botë

Kina e akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

19/10/2025
Botë

Mashtrime me miliona euro, Europol shkatërron rrjetin evropian të krimit kibernetik

18/10/2025
Botë

Trump: Shkatërruam një nëndetëse me drogë që po i drejtohej SHBA-së

18/10/2025
Botë

Kalimi kufitar Rafah i Gazës do të rihapet të hënën

18/10/2025
Next Post

Mexhiti: Edhe pas 23 viteve të nënshkrimit të MO, decentralizimi edhe më tej vazhdon të mbetet sfidë!

Grabitet Muzeu i Luvrit në Francë, mbyllen dyert për publikun

19/10/2025

Pritje deri në tri orë: Sistemi i ri Shengen shkakton kaos në kufi

19/10/2025

Kina e akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

19/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk