Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

BE-ja i kërkon Kosovës të ketë kujdes me ndërrimin e shenjave të komunikacionit në veri

15/03/2024
BE-ja i kërkon Kosovës të ketë kujdes me ndërrimin e shenjave të komunikacionit në veri
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ndërmorën një aksion për zëvendësimin e tabelave informuese për vendbanime në pjesën veriore të vendit.

Në këtë aksion u hoqën tabelat e vjetra, që paraqisnin emërtimet vetëm në serbisht, gjegjësisht në alfabetin cirilik dhe atë latin.

E tabelat e reja paraqesin emrin e vendbanimit në shqip dhe në serbisht, por jo në alfabetin cirilik.

Megjithatë, duket se kjo nuk u ka pëlqyer serbëve të kësaj ane, pasi në së paku një rast, një tabele i ishte fshirë emërtimi në gjuhën shqipe, duke e lënë emrin e fshatit Grabovc vetëm në serbisht.

Fshihen emrat e tabelave në gjuhën shqipe në veri, një ditë pasi u vendosën

Për këtë çështje ka reaguar ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ai tha se kjo iniciativë duhet të bëhet vetëm duke konsultuar Komisionerin e Gjuhëve dhe duke e interpretuar pozitivisht Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Mbi iniciativën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”.

Szunyog tha se “kjo do të thotë të merren parasysh komunitetet e prekura”.

Dje, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, tha se dikasteri që ai drejton ka marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojë të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.

“Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”, u shpreh dje ai.

Previous Post

Blinken: Kosova e Serbia t’i ulin tensionet – Bideni e ka shumë për zemër Ballkanin

Next Post

Ylli i “Squid Game” dënohet për ngacmim seksual

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

15/05/2025
Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
Kosovë

“Shihemi të shtunën”- Dështon prapë Kuvendi

15/05/2025
Next Post
Ylli i “Squid Game” dënohet për ngacmim seksual

Ylli i “Squid Game” dënohet për ngacmim seksual

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk