Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

BE, frikë se konflikti i Izraelit mund përhapet në gjithë rajonin

03/02/2024
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin rreth njoftimeve se ushtria izraelite po synon të vijojë betejën kundër militantëve të Hamasit në qytetin Rafah, që ndodhet në kufirin mes Rripit të Gazës me Egjiptin. Mbi 1 milion palestinezë janë zhvendosur në këtë qytet për t’u shpëtuar luftimeve. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha të shtunën se konflikti ka të ngjarë të përhapet në të gjithë rajonin nëse nuk arrihet një armëpushim.

Në qytetin Rafah, që ndodhen në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit, janë zhvendosur mbi 1 milion vetë, në një përpjekje për t’i shpëtuar luftimeve mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian shprehën shqetësimin mbi mundësinë e përhapjes së konfliktit mes një situate të tensionuar në rajon edhe nga sulmet e fundit ajrore amerikane ndaj dhjetëra objektivave në Irak dhe Siri, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së tre ushtarëve amerikanë.

“Izraeli po vijon aktivitetin e tij ushtarak në jug, duke i shtyrë njerëzit drejt kufirit egjiptian. Ka 1 milion njerëz që janë zhvendosur në mënyrë progresive drejt kufirit egjiptian. Ata thanë se kjo do ishte një zonë e sigurt. Por në fakt, çfarë po shohim është se bombardimet po prekin popullatën civile dhe kjo po krijon një situatë shumë të rëndë”, tha Josep Borrell, Shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Deklaratat e shefit të politikës së jashtme të BE-së pasuan paralajmërimin që bëri të enjten ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant. Ai tha se pasi trupat izraelite të “pastrojnë qytetin jugor të Khan Younis, nga ku janë larguar dhjetëra mijëra njerëz, ata do të shkojnë në Rafah”. Por zoti Gallant nuk dha një afat kohor se kur do të nisë operacioni atje.

Një ofensivë e tillë mund t’i shtyjë refugjatët drejt Egjiptit, duke minuar marrëveshjen e paqes të Izraelit me këtë vend dhe duke zemëruar akoma më shumë Uashingtonin. Kjo ofensivë gjithashtu mund të dëmtojë bisedimet e ngadalta për paqe me Hamasin dhe të ndërlikojë përpjekjet për lirimin e shumë izraelitëve të marrë peng nga grupi militant, pas sulmit terrorist më 7 tetor.

Perspektiva e një lufte tokësore në Rafah ka rritur frikën për të ardhmen e popullsisë civile që është zhvendosur aty.

Ministrja e Jashtme belge, Hadja Lahbib, vendi i së cilës aktualisht mban presidencën e rradhës të BE-së, paralajmëroi për “një rrezik real të përhapjes së konfliktit”.

“Ne po bëjmë thirrje për përmbajtje. Dhuna nuk është kurrë një përgjigje. Dëgjuam këtë mëngjes dhe dje në mbrëmje, për kundërpërgjigje, me sulme ajrore nga Shtetet e Bashkuara ndaj objektive iraniane në Irak dhe Siri. Kjo përbën një shqetësim të madh. Ne po kërkojmë përmbajtje, dialog dhe zgjedhje diplomatike është e vetmja mënyrë se si ne mund të qetësojmë situatën në Lindjen e Mesme”, deklaroi ajo.

Duke iu referuar sulmeve të fundit amerikane në rajon, Ministri i Jashtëm i Polonisë, një aleat i vendosur Uashingtonit, tha se përgjigjia amerikane ishte mëse e justifikuar.

“Ajo që mund t’ju them është se grupet që mbështeten nga Irani kanë luajtur me zjarrin për muaj dhe vite të tëra dhe tashmë ky zjarr po djeg vetë ata”, deklaroi zoti Radek Sikorski./VOA

Previous Post

Taravari fton publikisht Kuvendin e partisë së tij të bëhen pjesë e LEN-it

Next Post

Qëndrimi i Kryetarit të Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela

Related Posts

Botë

SHBA-ja heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

29/10/2025
Botë

Pas shkatërrimeve në Xhamajkë, uragani Melissa godet Kubën

29/10/2025
Botë

Analiza e inteligjencës amerikane: Putini më i vendosur se kurrë për të vazhduar luftën

29/10/2025
Botë

Një tjetër gazetar palestinez vritet në sulmin izraelit në Gaza, numri i gazetarëve të vdekur rritet në 256

29/10/2025
Botë

“Bota ka etje për paqe!” Apeli i Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish

28/10/2025
Botë

Protesta të përgjakshme në Rio de Janeiro, regjistrohen 64 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

28/10/2025
Next Post
Qëndrimi i Kryetarit të Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela

Qëndrimi i Kryetarit të Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela

SHBA-ja heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

29/10/2025

Siria njeh shtetin e Kosovës!

29/10/2025

Berisha: Pas reagimit të VLEN-it, certifikatat e këshilltarëve në Shkup do të jenë në dy gjuhë

29/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk